Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Berat, fatmirësisht pa të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 ku në aksin rrugor Berat-Poshnje dy mjete janë goditur njëri me tjetrin. Të dy mjetet janë tip Benz 220 me targa AA 180 TK si dhe tjetri tip Benz AB 707 CY, ky i fundit ishte marrë me qira dhe drejtohej nga një çift i huaj.

Të dy ishin në një sens kalimi, por mjeti Benz i çiftit të huaj bëri një parakalim të gabuar dhe humbi kontrollin duke goditur mjetin që po parakalonte.

Menjëherë në vend ngjarje kanë mbërritur blutë e Beratit për të analizuar shkaqet e aksidentit ku fatmirësisht nuk kishte të lënduar, por vetëm dëme materiale.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ish-kryeprokurori Llalla dënohet me dy vite burg, a besoni se drejtësia e re do të ndëshkojë edhe të tjerë zyrtarë të lartë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Italia i përgjigjet thirrjes së Biden/ Draghi: Do të dhurojmë edhe 30 milionë doza të vaksinës anti-COVID