Çfarë po paralajmëron kryeredaktori i RD-së? Kasmi: Mjer kush i del përpara Berishës, betejë për jetë a vdekje është përballja me regjimin

Çfarë po paralajmëron kryeredaktori i RD-së? Kasmi: Mjer kush i del përpara Berishës, betejë për jetë a vdekje është përballja me regjimin

Bledi Kasmi

Kryeredaktori i RD-së, Bledi Kasmi, përmes një statusi në rrjete sociale bën thirrje që t'i hapet rruga opozitarizmit. Qartazi, Kasmi duket se është pozicionuar krah ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me përplasjen brenda PD-së.

Ai thekson se Berishës nuk i duhet PD-ja, por demokratëve dhe vendit më shumë se kurrë i duhet Berisha. Në përfundim, Kasmi shprehet se ora e përballjes me regjimin është e afërt dhe do jetë një betejë jetë a vdekje. Ai paralajmëron duke thënë: 'mjer kush i del përpara'.

Statusi i plotë nga Bledi Kasmi

“Sali Berishës nuk i duhet PD-ja, por demokratëve dhe vendit sot më shumë se kurrë i duhet Berisha për atë që përfaqëson dhe lërini përrallat e realizmit socialist me kult individi. Nëse nuk kemi kuptuar këtë, atëherë nuk kemi kuptuar asgjë se pse ata mijëra njerëz kanë mbushur sallat nga jugu në veri këto javë në një furi të jashtëzakonshme ku bashkoheshin zemërimi, revolta dhe shpresa njëkohësisht. Ata njerëz nuk mbushën sallat me shpresë për hallin e Berishës, por për hallin e tyre sepse janë në pikë të hallit.

Natyrisht, duhet të ishte bërë më shumë për kompromisin në PD javët e kaluara, por ajo që ndodhi keq në krye të rrugës mund të ndreqet përgjatë rrugëtimit opozitar dhe për këtë duhet të kursejmë njëri-tjetrin në etiketime, sepse gjuha kocka s’ka, por kocka bluan. E rëndësishme sot është vetëm fryma opozitare që është ringjallur si kurrë më parë dhe ajo nuk mund të shuhet më. Hapini rrugën opozitarizmit! Ora e përballjes me regjimin është e afërt dhe do jetë një betejë për jetë a vdekje. Mjerë kush i del përpara”, shprehet kryeredaktori i “RD”-së.

Situata në PD është mjaft e ndarë, me dy Kuvende Kombëtare, një i thirrur më 11 dhjetor nga Sali Berisha dhe një tjetër më 18 dhjetor i thirrur nga kreu i PD, Lulzim Basha. Pak ditë më parë, Basha tha se kushdo që shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, fatin e ka të caktuar nga Statuti i Partisë. Me këtë ai ka nënkuptuar se kushdo që paraqitet në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të këtë pasoja. 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/12/2021 01:56

    PD si duhet Berishes?!Po PD aty e pati Sala,pse nuk e morri me perpara,por u kujtua tani qe i zuri rrota bishtin?!Dhe leri denglat qe demokrateve dhe vendit i duhet Berisha per ate qe perfaqeson.Disa demokrateve ndoshta,por vendit?Ne s'jemi as Koreja e Veriut,populli i te ciles <<nuk bejne>> pa liderin suprem,as Gjermania e pas luftes,ku pati njerez qe vrane veten, nga qe se imagjinonin dot Gjermanine pa Hitlerin.Sa per kult individi,shembull me real se Berisha nuk ka,mjafton te degjosh fanatiket e tij.Dhe kur thua per demokratet qe jane ne pike te hallit.A nuk eshte /sekretari i partise/ dhe Basha qe i cuan ne kete pike te hallit?Dhe tani eshte po ky Berishe qe po shfrytezon hallet e tyre,per hallin e tij.

    Përgjigju
  • Sifi: 10/12/2021 14:44

    Turp te degjosh kete karafil.Pale eshte dhe kryredaktir i Rilindjes . Demokracia or trim eshte zgjedhje, pra vot dhe jo sic doni ju ta merrni pushtetin me dhune Jujdes se pranove publikisht dhunen.Sot organet ligj zbatuese jane te pregatitura per cdo skenar te juajin.Zbatoni ligjin se rruge tjeter nuk ka per personat non grata .

    Përgjigju
  • Mali: 10/12/2021 14:25

    “Mjer kush i del perpara!” Keshtu ketcenojne neofashistet. Dita e neofashisteve ka mbaruar. Mali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor