Parandalohet atentati në Shëngjin! Kapet 'ushtari' i Ervis Martinajt me kallashnikov në makinën e blinduar me xhama të zinj

LEZHË- Një ngjarje kriminale, që siç duket nga rrethanat e organizimit dyshohet për një vrasje apo atentat, është parandaluar nga policia e Lezhës ditën e sotme në Kune në Shëngjin. Në pranga ka rënë 28-vjeçari, Nikoll Sherrniku, një emër i njohur për efektivët, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpie’, sepse ishte i implikuar në vrasjen e efektivit Xhulio Prela në dhjetor të vitit 2020. Në makinën e blinduar tip ‘Toyota’ u kap dhe u arrestua edhe 34-vjeçarja Flutura Berisha, ndërsa brenda mjetit ishte edhe një 15-vjeçar.

Ky parandalim i këtij atentati, vjen pas një sërë ngjarjesh kriminale në qarkun e Lezhës, ende të pazbuluara, ku dyshohet se janë ekzekutuar anëtarë të bandës së Ervis Martinajt. Nikoll Sherrniku, dyshohet si i përfshirë në grupin e Ervis Martinajt, ndërsa ishte edhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës. Megjithatë ende nuk është konfirmuar, nëse ngjarja kriminale e dyshuar se do te ndodhte, pasi u parandalua nga policia, mund të ishte nje hakmarrje, pas atentateteve të mëparshme.

Policia e Lezhës ka vëzhguar automjetin e blinduar tip ‘Toyota’, i cili ishte parkuar në afërsi të një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin dhe më pas kanë ndërhyrë për të neutralizuar personat që ndodheshin në to. Sapo kanë parë policinë duke u afruar, Nikoll Sherrniku dhe Flutura Berisha, bashke me 15-vjeçarin e mitur, kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë tentuar të largohen me vrap.

Gjatë tentativës për t’u larguar, 34-vjeçarja Flutura Berisha, e cila ishte edhe drejtuesja e ‘Toyotës’, ka tentuar njëkohësisht që të fshehë edhe një armë zjarri, në afërsi të vendit ku automjeti ishte i parkuar. Arma e zjarrit kallashnikov, së bashku me krehër e me fishek në fole, është gjetur më pas nga policia.

Policia ka kryer kontroll brenda makinës me të cilën po lëvizte Flutura Berisha dhe Nikol Sherniku, ku ka gjetur një krehër automatiku me fishekë në të. Sakaq gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e dorës së 34-vjeçares, janë gjetur 2 radio marrëse - dhënëse, si ato të policisë.

Nikoll Sherrnikun, 28 vjeç, banues në Kurbin, u arrestua për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe Flutura Berishën, 34 vjeçe, banuese në Kurbin, u arrestua për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës". Policia thotë se bazuar në hetimet e deritanishme lindin dyshime se lëvizja e këtyre shtetasve me automjetin e blinduar, në role të ndryshme, ishte për të realizuar një ngjarje kriminale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:17
Hakmarrje për atentatin e Fushë-Krujës? Më kallashnikovin me plumbin gati në fole, lidhja mes të arrestuarit sot dhe vrasjes së 3 njerëzve të Ervis Martinajt

1660738673_64001660736622xfoto2231.jpg

Nikoll Sherrniku, 28-vjeç, i arrestuar sot nga policia e Lezhës gati të kryente një atentat sipas të gjitha gjasave ka një lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa javë më parë kur u vranë 3 vetë në Fushë-Krujë.

Sherrniku është i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-efektivit Xhuliano Prela dhe shok i Brilant Martinajt, i cili u vra në atentatin e mbikalimit të Fushë Krujës. Madje edhe Martinaj ka qenë i akuzuar më parë për vrasjen e ish-efektivit.

Nuk dihet nëse Nikoll Sherrniku ishte gati të kryente ndonjë atentat si hakmarrje në lidhje me eliminimin e shumë prej njerëzve të Ervis Martinajt kohëve të fundit apo jo. Por siç duket përplasje mes bandave në këtë zonë të Shqipërisë vijon.

Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha u qëlluan me rreth 60 plumba kallashnikovi mesditën e 17 korrikut në makinën Volkswagen Passat, me të cilën po lëviznin drejt Laçit. Nga breshëria e plumbave makina mori flakë dhe për pasojë prej tyre u shkrumbuan. Vetëm Vata mundi të dalë nga makina, por agresorët u rikthyen sërish dhe u siguruan të vdiste.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nikola: 17/08/2022 22:03

    Sa per info vertet sta mbush synin ky zhulsi me arme e me blind Por ka qene krahu djathte i ktyre zhulsave dhe ka trasheguar shume makina e lek sepse ato i lenin ktyre makina e prona ne emer Per shperndarje pasurie nuk i mbanin te gjitha vete Pervec motrave e vellezer e kushuri, i kane lene shume ktyre mallistave Dhe ne nje forme a nje tjeter kto duhet ti justifikojne.. Keshtu qe sa te shuhen keqbersit e fundit sepse te gjithe nje ftyre kane.. Keshtu do vazhdoje shqiperia. Ka pase dhe raste kur i kane gezuar leket e pronat Dhe sjane ndjere si ne shume raste te olldashi e kosta trebicka e gerdeci e kromi dhe shume variane droge e trafiqesh dhe te Santo i bankes qe kane pase miliona euro per te kthyer por qe su kthyen kurre..

    Përgjigju
    • Per nikola: 17/08/2022 23:51

      Shyqyr qe the Kromi, kush po e gezon kromin fol pak dge per ate sa per info !! Meqe qeke spiun i sakte me info kusho esht nona e kromit dhe krime tjera .....

  • Toyota: 17/08/2022 21:50

    Kjo toyota eshte pare neper tirane pardje, bulevard pallati kongreseve stadium qemal stafa dhe libri universitar 2-3 here xhiro Bashke me ate vajzen ne timon dhe ka blere cigare te kto kjoskat.

    Përgjigju
  • Po krahun tjeter e kap policia: 17/08/2022 17:47

    Krahu tjeter i Dukajve, Doqeve, Dokleve etj etje etj nuk i prek kush dhe kur vrasin 3 vet mes dites e ndonjehere mes kryeqytetit. Apo policia e ka kuptuar qe Martinaj eshte ngushte e duhet te dorezohet/pendohet po do te shpetoj jeten.

    Përgjigju
    • Krahu leshit..: 17/08/2022 21:54

      Krahun tjeter e ka prek zoti skane nevoje ta prekin tjeret! Te gjithe ne kerkim dhe te gjithe ruhen si ne bunker Skane shanse as me dal ne dritare, as ne kafe, Dmth i rrofshin leket e fama, se jete qeni.. Te mendosh dhe pas gjithe ktyre sakificave e durimi dhe me siklete e vuajtje prap egziston mundesia te rikthehen ne burg! Bota portokall..

  • Ilir: 17/08/2022 17:37

    Q…. rrobte , me te vra ky lloj pabuksi . Nikolla ka thirr vete me shku ne burg pa e gjet ata “ shoket “ hahahahaha .

    Përgjigju
  • Beni: 17/08/2022 16:46

    Kot e arestuat, e kishit len te lire ta gjenin ato shoket e tjer qe po e kerkojne

    Përgjigju
  • Lezhjani: 17/08/2022 16:36

    Ka mbet me marr hak ky ahahahah. Per fat te keq ngjarjet e fundit do te sjellin ngjarje te tjera te renda. Visi eshte terhequr mu organizu.

    Përgjigju
  • Alban: 17/08/2022 15:25

    Funderrine e qelbur.Si i lene te lire keta kafshe?

    Përgjigju
  • Lacjan: 17/08/2022 15:04

    Kane mbete punet e vrasjes te Nikolla, tan diten i drogum e pijshem rrin. Nuk nigjon kush me u marre ma me Martinajt se ja shohim sherrin

    Përgjigju
  • shoku: 17/08/2022 14:47

    Lutu zotit qe te gjeti shteti se po te prisnin ata te tjeret qe u dogjen je me fat.

    Përgjigju
  • Xhulio Prela: 17/08/2022 14:19

    E vrate djalin e ri per hic gje dhe ju zuri mallkimi i babait te tij te ndershem. Zoti eshte i madh. Ju jeni funderrinat e shoqerise bashke me sistemin gjygjesor qe ju le te shijoni lirine

    Përgjigju
  • Shkodra: 17/08/2022 13:34

    Ky duhet te ishte ne burg per vrasjen e xhulios ju gjet pistoleta ne shpin e tij . Ky tu u pergadit me ba vrasjen tjeter . Tesh te pakten denone sa esht ligji per armembajtje pa leje

    Përgjigju
  • Ca behet ketu: 17/08/2022 13:31

    Ne arrest shpie dhe del me ket makin te blinduar me xhama te zinj !! A ka polici ne ket vend ??? Gjith ket makin me ter xhamat e zi nuk e shikojn ne rrug ???? Po ai gjykates qe e ka liru ket kriminel ne arrest shpije ??

    Përgjigju
    • Partia: 17/08/2022 17:29

      Këto ndodhin në të gjithë botën, bëjnë dhe filma dhe sidomos fajin e ka Saliu

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj

Kristen Stewart është gati të ketë një fëmijë më të fejuarën e saj