Paraqitën formularë vaksinimi fals, arrestohen babë e bir në pikën kufitare në Bllatë

Foto ilustruese

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në pikën kufitare në Bllatë, pasi paraqitën formularë vaksinimi me të dhëna falsë. Në pranga kanë rënë Eduart dhe Erald Nuredini, 47 dhe 24 vjeç, banues në Peshkopi.

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë verifikimit të dokumenteve në lidhje me masat anti-covid, dhe kufizimet që zbatohen gjatë udhëtimit për kalimin e kufirit, iu kanë paraqitur shërbimeve të Policisë, formularë vaksinimi me të dhëna të rreme e të falsifikuara, me qëllim kalimin e kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

J.SH./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ju duket e drejtë që studentët e pavaksinuar të frekuentojnë auditorët duke rrezikuar shëndetin e të tjerëve?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Skoci/ 16- vjeçari akuzohet për goditje me thikë në stacionin hekurudhor ndaj një të mituri 14- vjeçar