Paraqiti dokumente të falsifikuara si 'Europolice' për të dalë nga karantina, arrestohet lezhjani

Paraqiti dokumente të falsifikuara si 'Europolice' për të dalë nga karantina, arrestohet lezhjani

Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Lezha është arrestuar pasi theu karantinën dhe falsifikoi dokumentet për të lëvizur jashtë fashës së orarit të lejuar duke u hequr si polic.

Arrestimi i 42-vjeçarit me iniciale Z.Gj., u bë pasi, në vendin e quajtur Shtoj i Ri, Shkodër, duke drejtuar mjetin tip Audi, u ndalua nga shërbimet e Policisë për kontroll të autorizimit për lëvizje. Ky shtetas u ka paraqitur punonjësve të Policisë një dokument dhe distinktiv të “Europolice”.

Nga verifikimet paraprake me Europolin rezulton se këto dokumente janë të falsifikuara.

Gjithashtu, është ndëshkuar me masë administrative, për moszbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 “Për masat ndaj COVID-19”, pasi ka thyer rregullin e vetëkarantinimit, edhe pasagjeri që udhëtonte me shtetasin e arrestuar në flagrancë.

Pasagjeri u ndëshkua me gjobë 10 000 lekë, për thyerje të rregullit të ndalimit të lëvizjes për këmbësorë pas orës 13:00, pa ndonjë arsye.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Varja se keta ashtu ngelin Si quhet. M*****: 04/04/2020 22:06

    Keta Ju duhen edhe nja 100 vjete te hapin syte ,,mbi Rregullat dhe Ligjet.

    Përgjigju
  • Verioret: 04/04/2020 20:22

    Verioret hiqen si gjoja me kokeforte para ligjit nga ana tjeter vdesin per tu ber njeçik police per te mbrojtur ligjin,hajde meri vesh...............

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali