Paraqitje mjaft e mirë ndaj City-t, Broja merr edhe komplimentet e Guardiolës

Paraqitje mjaft e mirë ndaj City-t, Broja merr edhe komplimentet e Guardiolës

Southampton ndali serinë prej 12 fitoresh radhazi të Manchester City-t, duke marrë një barazim 1-1 përballë kryesuesve në “St. Mary’s Stadium”, teksa në fushë ishte gjatë gjithë 90-minutëshit edhe sulmuesi kuqezi, Armando Broja.

Futbollisti shqiptar ishte kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen e “citizens”, duke shënuar një gol e fituar një penallti, por në të dy rastet iu anuluan për pozicion jashtë loje, teksa goditi edhe shtyllën e portës së Ederson.

Për paraqitjen e tij, Broja u vlerësua me notën 7.32, ndërsa trajneri Ralph Hasenhuttl pranoi se pikërisht sulmuesi shqiptar ka qenë kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.

Vlerësime për paraqitjen, Broja mori edhe nga trajneri Pep Guardiola, që përtej zhgënjimit për rezultatin, u shfaq i kënaqur që mbrojtja ia kishte dalë të bëjë mirë detyrat.

“Broja dhe Che Adams janë dy sulmues shumë të fortë dhe jam i kënaqur për mënyrën si u përballëm me ta. Rezultati është ky dhe nuk e ndryshojmë dot, por paraqitja e skuadrës ishte mjaft e mirë”, deklaroi Guardiola.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi

Zhgënjen Denver, Golden State dhe Lakers fitore play-offi