Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë në 29 gradë

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e motit të kthjellët gjatë orëve të para të ditës. Sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin, ku në zonat veriore priten dhe momente të pakta me reshje të izoluara shiu.

Ndërsa orët e mbrëmjes do të ketë përmirësim të motit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.

Pjesa më e madhe rajonit të Ballkanit do të dominohet nga vranësirat e shumta dhe rebesheve atafshkurtra gjatë orëve të pasdites. Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqitet pjesërisht qendra e kontinentit, Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe vendet Nordike do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap