Parku i liqenit, oazi ku qytetarët ‘çlirohen’ nga maska, të moshuarit: Vetëm këtë mos na e mbyllni (VIDEO)

Ndërsa maska është kthyer në detyrim në çdo ambient, të hapur apo të mbyllur, i vetmi oaz shpëtimi prej saj duket parku i Liqenit Artificial. Qytetarët e Tiranës e shfrytëzojnë për të marrë pak ajër duke i lejuar vetës të ulin maskën.

Grupe-grupe, fëmijët e klasave parashkollore dhe fillore së bashku me mësueset dhe edukatoret ishin organizuar dhe po kryenin aktivitete të ndryshme.

“Na fal se këto maskat i kemi ulur se kjo koha tani, me këtë ajër të pastër gjynah ta mbash maskën.”, shprehet një qytetare teksa po bënte shëtitjen te Liqeni.

Por ka edhe nga ata qytetarë të cilët nuk sensibilizohen me situatën që ende nuk e besojnë situatën që ka kapluar Covid-19.

“Më mirë të mbyllemi në shtëpi? Të vdesim në shtëpi brenda apo në ajër të pastër. Si mendoni?”, thekson qytetari.

“Nxjerrim kalamajtë në ajër të pastër, tani Zoti na ruajt. Të paktën liqeni mos të na mbyllet. Për të tjerat le të bëjnë ç'të duan”, tha gruaja që kishte dalë me fëmijët ndërsa kërkonte që vetëm liqeni të mos mbyllej

“Mundohemi t'i reduktojmë pak, po meqë jemi me fëmijë të vegjël vijmë pak këtej nga liqeni. Rrim një orë dhe ikim, gjithmonë duke mbajtur maskën, distancën” , u shpreh gjyshja që kishte dalë me mbesën te parku i lojërave te Liqeni.

Liqeni Artificial ku qytetarët e Tiranës kanë mundësi të dalin në ajër të pastër, shihet si mundësia  e vetme për të shfrytëzuar në këtë situatë pandemie.

Përgatiti: Diamila Leka

er.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nik: 30/10/2020 19:49

    ket parkun pd donte ta bllokonte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon

Rikthehet panairi ditët e bujqësisë në Lushnje! Mbledh aktorët më të rëndësishëm të bujqësisë në vend dhe rajon