PE: Boris Johnson ka punuar vitet e fundit për të projektuar imazhin e dikujt që NUK është i besueshëm (VIDEO)

Nëse në njërën anë të ngushticës së La Manshit parlamenti britanik ka mbyllur dyert ... në anën tjetër Parlamenti Evropian është në punë. Por edhe këtu, sidoqoftë, jetohet me frymën e Westminster.

"Nuk jemi në dhomën e Komuneve, nuk kam ndërmend të thërras "Order Order", edhe pse do  dëshiroja të kisha të njëjtin zë dhe të njëjtin ndikim si Bercow",  tha me humor  Mairead McGuinness, nënkryetare e Parlamentit Evropian.

Vizita e kryeministrit britanik në Luksemburg nuk ka çuar në përparim të madh në bisedimet e Brexit. 

Philippe Lambert, anëtar i Grupit për Brexit në Parlamentin Evropian përsëriti se ekziston një klimë e ulët besimi.

"Unë mendoj se Boris Johnson ka punuar shumë gjatë viteve të fundit për të projektuar imazhin e dikujt që nuk është i besueshëm. Dhe ia ka dalë mbanë. Kështu që në këtë kuptim, misioni u krye."

Dikush tjetër është më i butë, si Pedro Silva Perreira, i cili zuri vendin e italianit Roberto Gualtieri në grupin drejtues për Brexit.

"Boris Johnson nuk arriti të na paraqesë ndonjë marrëveshje alternative për të ashtuquajturin Back Stop. Kjo konfirmon se sa është e vështirë të arrihet një marrëveshje në samitin tjetër europian. Natyrisht ne do të mbështesim një zgjatje të afatit kohor nëse nuk arrihet një marrëveshje sepse kjo duket se është zgjidhja e vetme për të shmangur skenarin katastrofik të një Brexit pa marrëveshje ".

Sot, eurodeputetët do të diskutojnë dhe votojnë një rezolutë që do të përshkruaj në detaje kushtet në të cilat do të pranohej zgjatja e afatit të Brexit, nëse Mbretëria e Bashkuar do ta kërkonte atë.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet