Parlamenti Europian i jep Tiranës titullin ‘Qyteti Europian i Sportit 2023’, Veliaj: Super sukses

Në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori këtë titull. Kryebashkiaku Veliaj shprehu bindjen se viti 2023, që do t’i kushtohet tërësisht sportit në kryeqytet, dhe do të jetë një parapërgatitje për Shqipërinë si pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike 2024 dhe ato Mesdhetare.

“Falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuuar në këtë histori suksesi, duke qenë se janë me qindra qytetet që aplikojnë për këto tituj. Ky është aktiviteti më i madh sportiv që ndodh në Parlamentin Europian. Dua të falenderoj shumë grupin tonë parlamentar, deputetët, Taulant Ballën, kryetarin e grupit; dua të falenderoj deputetët e djathtë europianë, sidomos zv/Presidentin e Parlamentit Europian, nga e djathta - në dallim nga Shqipëria, këtu e majta dhe e djathta bashkëpunojnë për punë të mira, që të ecin përpara. Ky është një shembull që duhet ta ndjekim edhe ne. Por, ajo që është më e rëndësishmja, dua të falenderoj të gjitha strukturat tona sportive, duke filluar nga Drejtoria e Sportit të Bashkisë së Tiranës, Sport Klub Tirana, që do të jetë mikpritëse e pjesës më të madhe të aktiviteteve vitin tjetyër. Dua të falenderoj me gjithë zemër Komitetin Olimpik, Fidelin, Ministrinë e Arismit dhe të Sportit, Ertridin, Evisin. Si një familje kampionësh ne do të prodhojmë një super sukses për Tiranën tonë,” tha Veliaj.

Ai shprehu bindjen se viti 2023, që do t’i kushtohet tërësisht sportit në kryeqytet, do të jetë një parapërgatitje e mirë për Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2024 dhe ato Mesdhetare.

“Është një mënyrë e mirë për t’u përgatitur për Lojërat Olimpike në 2024 dhe për Lojërat Mesdhetare në vitin 2026. Një njeri mund të fitojë një ndeshje, por duhet një skuadër për të fituar një kampionat dhe sot skuadra e Tiranës, e ka fituar këtë kampionat,” vijoi Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se, “kjo është përmbyllja më e bukur dhe më kuptimplotë e vitit 2022 për Tiranën, por edhe fillimi më i bukur për vitin 2023”.

“Po të kemi parasysh se, në vitin 2022, Tirana ishte Kryeqyteti i Europës për Rininë, dhe në fakt, si kryeqytet i tillë ka mikpritur aktivitete shumë të rëndësishme, duke mos harruar finalen e rëndësishme të Ligës së Konferencës së 25 majit në Tiranë, shpallja këtu, në selinë qendrore të Parlamentit Europian, në Bruksel, e Tiranës ‘Qyteti Europian i Sportit’ është një mesazh shumë i rëndësishëm për gjithë atë që po ndodh, transformimin e rëndësishëm që Tirana po përjeton dhe me një fokus të veçantë tek sportet. Viti 2023 do ta gjejë Tiranën me projekte të mëdha të zhvillimit të fushave sportive, jo vetëm në atë që është sporti më i dashur, futbolli, por edhe në plot sporte të tjera, që lidhen me aktivitetin olimpik. Ringjallja e aktivitetit olimpik në Shqipëri është gjëja e duhur. Prandaj, gjej rastin ta uroj Erion Veliajn dhe Bashkinë e Tiranës për punën e shkëlqyer. Vlerësimi për ta shpallur Tiranën ‘Qyteti Europian i Sportit’ lidhet me politikat e ndërmarra nga bashkia dhe me vizionin e zhvillimit të qytetit të Tiranës, jo vetëm si kryeqytet i Shqipërisë, por tashmë si një kryeqytet i sportit evropian,” u shpreh Balla.

Ndërsa eurodeputeti Andrey Kovatchev, njëkohësisht zv. President i Partive Popullore Europiane tha se masazhi i sportit është të bashkojë dhe integrojë njerëzit.

“Ky është mesazhi i madh i sportit: që të bashkojë dhe të integrojë. Çdo euro e investuar në sporte, është një euro e ruajtur për çdo trajtim mjekësor të mundshëm lidhur me problemet e shëndetit. Sërish, urime miqve të mi në Tiranë dhe të gjithë qytetarëve të Shqipërisë,”

Për krybashkiakun Veliaj kjo është përmbyllja më e bukur dhe më kuptimplotë e vitit 2022 për Tiranën, por edhe fillimi më i bukur për vitin 2023. Kujtojmë që Tirana ka pasur këtë vit ka mbajtur stafetën 'Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë', ku një sërë aktivitetesh janë organizuar për të rinjtë në të gjithë vendin. 

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)