Edhe Parlamenti si Qeveria, Holanda me vendim unik dhe historik për Shqipërinë: Të përcaktohet sa më shpejt data për negociatat me BE-në

Parlamenti holandez ka mbështetur vendimin e qeverisë së Holandës e cila është pro përcaktimit sa më parë të datës së konferencës ndërqeveritare Shqipëri-BE. Lajmi është dhënë sot nga mediat holandeze, ndërkohë që pritet që pas Komisionit të Jashtëm në parlamentin holandez nesër pritet të konfirmohet edhe nga seanca plenare. 

Pak ditë më parë Holanda i dha ‘dritën jeshile’ Shqipërisë duke zbutur skepticizmin e saj prej vitesh në lidhje me nisjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. Këtë qëndrim e konfirmoi po sot edhe Ministrja e jashtme holandeze, Sigrid Kaag para parlamentit holandez, ku tha se “Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”.

Qeveria e Holandës është dakord që konferenca e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian të mbahet sa më shpjetë, ndërsa ministrja e Jashtme ka vlerësuar përparimet e bëra mbi reformat dhe luftën kundër korrupsionit, megjithatë shtoi ajo shqetësues mbetet numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë.

“Pritet që një numër shtetesh anëtare të bëjnë përsëri presion për mbajtjen sa më shpejt të Konferencës së parë Ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Qeveria mirëpret përparimin e bërë së fundmi nga Shqipëria me reformat mbi temat prioritare, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Statistikat tregojnë gjithashtu progres në këtë fushë, por megjithatë numri i dënimeve të zyrtarëve të lartë, mbetet një shqetësim. Qeveria miraton përfundimin e Komisionit se Shqipëria tani ka bërë përparim të mjaftueshëm në këto kushte. Ky përfundim ndahet nga vendet anëtare që, ashtu si Holanda, ishin ende kritike një vit më parë.  Si pjesë e qasjes së rreptë dhe të drejtë të qeverisë për zgjerimin e BE-së, Konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë mund të ndodhë sa më shpejt, që të arrihet marrëveshja mbi kornizën negociuese me Shqipërinë”, tha ministrja holandeze në lidhje me raportin që i është dorëzuar parlamentit.

Holanda prej vitesh është një prej shteteve më skeptike dhe ka penguar hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Megjithatë përsos zbutjes së qëndrimit të saj, Holanda ka disa rekomandime ku kërkohet më shumë punë në drejtim të forcimit të institucioneve dhe se politikanët dhe qytetarët duhet të mësohen me pavarësinë e gjyqësorit, të përfundojë Vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të plotësohen të gjitha vendet e lira në fushën e drejtësisë.

Më 22 qershor pritet mbledhja e Këshillit Evropian, ku unioni do të vendosë nëse do të ketë apo jo një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:28
Vendimi i Parlamentit holandez, Meta: Plotësimi i të gjitha kushteve, përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Parlamentit holandez, që u shpreh sot dakord me Qeverinë për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Me një postim në Facebook, Meta thotë se plotësimi  të gjitha kushteve, do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Ndërsa uron që Këshilli të vendosë më 22 qershor për një datë për Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, Meta thotë se fokusi duhet të jetë tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.

"E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.

Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.

Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve", shkruan Meta.

Ora 14:04
Vendimi i Parlamentit holandez, Rama: Jua kisha thënë, mbaruan zgjedhjet atje dhe Shqipëria u zhbllokua

1623393932_KMRamaRamazanUrim768x435.jpg

Kryeministri Rama ka reaguar pas lajmit se në Holandë edhe parlamenti është dakord me Qeverinë për të mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

"Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri - BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua.  Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s'ka kohë për pushim", shkruan Rama në Facebook.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot