Parlamenti i Koresë së Jugut vendos, presidenti pezullohet nga të gjitha detyrat, qytetarët festojnë në rrugë

Me 204 vota pro, 85 kundër, 3 abstenim dhe 8 vota të pavlefshme nga 300 ligjvënës, politika e Koresë së Jugut vendosi shkarkimin nga detyra të Presidentit Yoon Suk Yeol, i cili njëanshmërisht shpalli gjendjen e ligjit ushtarak në vend, ligj i cili u hodh poshtë brenda orësh nga parlamenti.

Ligjvënësit e Koresë e gjetën fajtorë Presidentin, duke e pezulluar atë nga detyra, ndërsa sipas Kushtetutës do të jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do të shpallë vendimin përfundimtar nëse Yoon do të qëndrojë apo jo në detyrë.

Gjykata ka afat 6 muaj për të vendosur nëse duhet shkarkuar Yoon-in nga pozita e presidentit, ndërsa nëse rrëzohet nga detyra, zgjedhjet për pasardhësin e tij duhet të mbahen brenda 60 ditësh.

Kjo ishte tentativa e dytë e Parlamentit koreano-jugor për ta shkarkuar Presidentin, pasi votimi i parë dështoi për shkak të mungesës së numrit të votave të nevojshme.

Pak pasi Parlamenti i Koresë së Jugut votoi pro shkarkimit të Presidentit,  Yoon Suk Yeol iu drejtua me një fjalim kombit ku nuk u tërhoq nga qëndrimet e tij dhe tha se pezullimi i tij është i përkohshëm. Presidenti i konsideruar rebel nga politika kërkoi t’i jepet fund politikës së teprimit dhe konfrontimit.

Mijëra koreanojugor, te mbledhur jashtë Asamblesë Kombëtare të Koresë së Jugut festuan kur dëgjuan se deputetët votuan për shkarkimin e Presidentit Yoon Suk Yeol. Vendimi nga opozita u konsiderua si një fitore e gjithë popullit, ndërsa Kryeministri Han Duck-Soo u zotua se do të bëje më të mirën për të drejtuar qeverinë në mënyrë të qëndrueshme. Ndërkohe Bashkimi Evropian beri thirrje për zgjidhje të shpejtë të trazirave politike që tronditen  Korenë e Jugut që kur Yoon Suk Yeol u përpoq të vendoste ligjin ushtarak.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Nancy Pelosi operohet në kofshë pas rrëzimit gjatë një vizite në Luksemburg

Nancy Pelosi operohet në kofshë pas rrëzimit gjatë një vizite në Luksemburg