Parlamenti votoi ngritjen e Komisionit për shkarkimin e Metës, Presidenca: S'e njohim vendimin, s'do tolerojmë asnjë intimidim nga mafia lokale e ndërkombëtare

Pasi Kuvendi i hapi rrugë ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta presidenca deklaron se nuk do të njohë asnjë vendim. Në një deklaratë për median, zëdhënësi Metës Tedi Blushi tha se Presidenti nuk do të njohë këtë vendim pasi sipas tij është antikushtetues dhe antiligjor. Në deklaratën theksohet se Meta shpreh keqardhje që Kuvendi i cilësuar nga ai si njëpartiak e refuzoi mundësinë "për t’u kthyer në shina".

"Presidenti i Republikës  Meta shpreh keqardhjen e thellë, që Kuvendi njëpartiak e refuzoi mundësinë që ju dha prej tij për t’u kthyer në shinat e Kushtetutës dhe të Ligjit. Në këto kushte, bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës nuk do të njohë asnjë vendim apo veprimtari antikushtetuese dhe antiligjore të Kuvendit njëpartiak në detyrë, si dhe vendimet e çdo institucioni tjetër kukull të këtij regjimi kleptokratik. Çdo produkt i një procesi fiktiv dhe antiligjor parlamentar, që bie ndesh me parimet dhe vlerat e shoqërisë sonë demokratike nuk meriton vëmendje dhe është nul. Askush smund të fshihet as pas etikes dhe retorikes kjo eshte çeshtje sovraniteti, meta e di shume mire çfare ka ndodhur dhe eshte i  qarte per ate se çfare do te ndodhe ne vijim", thuhet në deklaratë.

Duke theksuar se Meta do ta ushtrojë detyrën deri më 24 korrik 2022, vendimi për ngritjen e komisionit është konsideruar nga presidenca si intimidim ndaj institucionit. 

"Garantojmë të gjithë qytetarët, se në respekt të betimit të tij me dorën mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Presidenti Meta do të ushtrojë me përgjegjësi të plotë, sikundër ka vepruar derimë tani, të gjitha funksionet e Tij kushtetuese deri më 24 korrik 2022 dhe nuk do të tolerojë asnjë lloj intimidimi të Institucionit të Presidentit nga mafia lokale, rajonale dhe ndërkombëtare.”", tha ndër të tjera zëdhënësi i presidentit.

Kuvendi miratoi sot ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës me 97 vota “pro”,  6 kundër dhe 1 abstenim. Kryetari i komisionit është caktuar Alket Hyseni, nënkryetar Myslim Murrizi, sekretare Klotilda Bushka dhe 6 anëtar të tjerë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deputeti: 07/05/2021 17:58

    O te qr i Ka gap lufte te gjitheve edhe nderkombetareve e ti vazhdon akoma te lefesh. Pse thirrjet e tij per lufte dhe deklarate per raketat e rusit nuk ishin ne kundershtim me ligjin dhe kushtetuten? Ik mor halabak se kur te shof te lefesh per ate me nder legen president me vjen per te vjell.

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 07/05/2021 16:39

    Ne emer te luftes kunder mafies, pra parlamentit, dhe mafies nderkombetare,pra ambasadoreve,nuk do njohi vendimin è parlamentit . Do njohe vetem dekretet e presidentit.Cdo te thote kjo?zMbrojtje e kushtetutes, apo zhberje e saj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)