Parlamentin e ‘pushton’ COVID-i, qytetarët: Ngordhshin, na thonë mbani maskat dhe nuk ruajnë distancë

Covid tashmë ka prekur shumë ministrat dhe deputetë. Por te qytetarët kjo gjë shihet si mos korrektesë nga ana e tyre ndaj masave anticovid. Sipas qytetarëve  ministrat dhe deputetët urdhërojnë vendosjen e maskave, por vetë ata nuk e zbatojnë këtë.

"Patjetër që s’i mbajnë, ata na këshillojnë ne që mbani maska, mbani maska por as distancën se mbajnë. A i ke parë në parlament, dikush e vë maskën, dikush  nuk e vë. Është papërgjesgjësia e tyre, jo të mësojmë ne prej atyre. Prej atyre nuk mëso njëri, ta harrojmë. Kjo është e gjitha, po ruajte distancën, mbajte maskën mos u tako . Kafet kot janë në fakt. Se dhe thua kështu, dhe shkon atje rri me orë të tëra, atje e merr infeksionin se s’bën. Unë për veten time nuk iki as në kafe, as njëri nuk takoj rrugës. Maskën kështu, distancimin, me burrin dhe vazhdoj punët", thotë një qytetar për Report Tv.

"Jo nuk e mendoj kështu. Se kur e arrin, e arrin. Të gjithë do e kalojnëse ka që në shkurt. Të gjithë do ta kalojmë, dikush më larg dikush më afër", shprehet një tjetër.

Ndërsa një qytetar i revoltuar shprehet se deputetët janë duke marrë rroga kot dhe se janë të pavotuar, i cili thotë ‘ngordhshin’, pasi sipas tij nuk po bëjnë asgjë për popullin.

“LSI-ja njëherë është e papërmbajtshme fare. Ata thonë mos e mbaj fare maskën. Nuk interesohen për Covid, ata interesohen për politikën më shumë. Dhe ata bëjnë mbledhje por harrojnë që ai Covid-i nuk pyet as për deputetin, as për ministrin, as për presidentin dhe as për mua të thjeshtin pensionistin.”, tha një tjetër qytetar.

Që prej ditës së djeshme ka hyrë në zbatim vendimi i kufizimit të orarit. Tashmë do të ketë një kurim që nga ora 22:00 deri në 6 të mëngjesit. Ky bllokim do të zgjasë deri më 2 dhjetor.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje

Vlorë, 20 të dënuar lirohen sot nga burgu i Vlorës, 5 përfitojnë ulje