Apeli i dha vulën Berishës, Basha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë! Marrim pjesë në zgjedhje, nëse jo me logon e PD, krijojmë parti të re

TIRANË- Lulzim Basha tha se do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, për vendimin e gjykatës së Apelit e cila i dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës. Por nëse nuk marrin logon e PD-së, ish-kryedemokrati paralajmëroi se do të krijojnë një parti të re.

‘“PD do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, pasi e konsideron jo të ligjshme vedimin e marrë nga gjykata e apelit. Ka ardhur koha që t’i jepet fund paligjshmërisë 34 vjeçare që mban Shqipërinë peng të një grupi individësh. Në Shqipëri ka ardhur koha të fitojë drejtësia dhe jo padrejtësia.

S’ka pikë rëndësie se si do të paraqitet kjo me çfarë ngjyre dhe logoje, por do të jetë alternativë. Sigurisht do të doja të ishte me logon e PD-së.’- u shpreh Basha.

Më tej ai shtoi se Sali Berisha të cilit i përket tashmë vula, nuk është një alternativë për të larguar Edi Ramën.

Që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do të presim zbardhjen e vendimit dhe rekurs në drejtësi për të mos lejuar të triumfoj padrejtësia. Ne do të jemi në zgjedhje. Nuk kemi marrë vendim të tillë. Ne besoj që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD është në vlera ku ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër korrupsionit, SPAK, aleatëve tanë strategjikë, përmes rekursit do i kthehemi idealeve demokratëve për betejë të vërtetë me Edi Ramën. Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Edi Ramën.

Basha la të kuptohej, megjithëse respekton vendimin e gjykatës, se pas këtij vendimi të Apelit është Edi Rama, që dëshiron të ketë përballë Sali Berishën dhe jo atë vetë.

Përçarja e demokratëve nuk është dje nuk ka qenë i veprimeve tona, por i atij që vendosi interesin e tij mbi demokratët. As Berisha nuk e beson se do ta mund Edi Ramën. Në mungesë të reflektimit të tij është i qartë, jo për karrige, vulë logo. Ata duan të jetë kështu debati. Edi Rama ka bërë gjithçka që të ketë përballë Sali Berishën. Duam ti bashkojmë nën logon e PD dhe kjo nuk është arsyeja që nuk ngurojmë të kërkojnë drejtës.

Së fundmi, Basha i pyetur për deputetët e larguar së fundmi, si Kreshnik Çollaku, Eralda Tase Bano dhe Oriela Nebiaj se çdokush e ka derën e hapur në PD.

Ne sot jemi këtu me të njëjtët vlerat. Të gjithë ata që besojnë se vendit i duhet alternativë, do ti kenë dyert e hapura. Ne do të jemi në zgjedhje.

Komunikimet e mia me ndërkombëtarët janë të pareshtur dhe intensive. Skenari për të larguar Edi Ramën është i një alternativë për shumicën e shqiptarëve që duan ndryshim.

Tashmë që vula i kaloi Sali Berishës dhe Rithemelimit, Bashës i mbetet të krijojë një parti të re pasi zgjedhjet e reja parlamentare janë në vitin 2025 dhe nuk mbetet mjaft kohë të ndjekë plotësisht rrugën ligjore për vulën dhe logon e Partisë Demokratike. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:00
Vula/ 'Kjo është ajo që do Rama', Basha 'shpall' rekursin: Ai bëri gjithçka të ketë përballë Sali Berishën

 

Lulzim Basha foli me gazetarët pas mbledhjes me grupin e tij duke shpjeguar arsyet e rekursit në Gjykatën e Lartë teksa theksoi se Rama kërkon të ketë Berishën përballë dhe jo atë.

'Përçarja e demokratëve nuk është dje nuk ka qenë i veprimeve tona, por i atij që vendosi interesin e tij mbi demokratët. As Berisha nuk e beson se do ta mund Edi Ramën. Në mungesë të reflektimit të tij është i qartë, jo për karrige, vulë, logo. Ata duan të jetë kështu debati. Edi Rama ka bërë gjithçka që të ketë përballë Sali Berishën. Duam ti bashkojmë nën logon e PD dhe kjo nuk është arsyeja që nuk ngurojmë të kërkojnë drejtësi', tha Basha.

Ora 17:56
Basha shpjegon arsyet e Rekursit në Gjykatën e Lartë: Shqiptarët meritojnë alternativë! Berisha nuk është zgjidhje për të larguar Ramën

 

Lulzim Basha pas mbledhjes me strukturat drejtuese të grupimit që drejton shpjegoi arsyet e rekursit të vendimit të Apelit në Gjykatën e Lartë. Sakaq ai u shpreh se Berisha nuk është alternativë dhe vetë ai e di që nuk e mund dot Edi Ramën.

'Në drejtësi në Gjykatën e Lartë për të mos lejuar që në këtë vend të triumfojë padrejtësia. Në çdo rast do jemi në zgjedhje. Shqiptarëve do u japim alternativë. Përpjekja për të zhbërë alternativë që ne paraqesim si program si ekip bashkim vlerash do të dështojë. Përpjekja e Ramës për të reduktuar debatin që do të vendos si do qeveriste vendi, në pyetje kush më i pak korruptuar Rama apo Berisha. Shqiptarë do kenë alternativë, me ne do kenë më shumë. Jam fare i qartë, rekursi bëhet pasi bindja e thellë profesionale dhe juridike.

Që vendimi i 11 qershorit është i padrejtë. Do të presim zbardhjen e vendimit dhe rekurs në drejtësi për të mos lejuar të triumfoj padrejtësia. Ne do të jemi në zgjedhje. Nuk kemi marrë vendim të tillë. Ne besoj që PD të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD është në vlera ku ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër korrupsionit, SPAK, aleatëve tanë strategjikë, përmes rekursit do i kthehemi idealeve demokratëve për betejë të vërtetë me Edi Ramë. Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Edi Ramën.'

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AltinTop: 14/06/2024 19:48

    Populli ju u ka vene vulen me kohe… thjeshte tregoni sa mire ju a ben ky popull qe nuk ju voton me..

    Përgjigju
  • Tpz: 14/06/2024 18:52

    Beteja sapo ka filluar

    Përgjigju
  • Xheki: 14/06/2024 11:46

    O Lul ik themeloje një parti në serbi se atyre ju ke sherby deri tani me dashje apo pa dashje

    Përgjigju
    • Loni: 14/06/2024 18:15

      Si babi politik që e futi në politikë

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump i rikthehet fushatës pas Kuvendit Kombëtar Republikan

Donald Trump i rikthehet fushatës pas Kuvendit Kombëtar Republikan