Partia e Lirisë ka kundërshtuar Hartën e re Gjyqësore që ka hyrë në fuqi nga data 1 shkurt. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Xhixho tha se për shkak të hartës së re gjyqësore, mijëra qytetarë do të detyrohen të udhëtojnë me orë të tëra nga qarqe të ndryshme drejt Tiranës.
Ajo tha se me hartën e re, drejtësia kthehet në një luks që jo të gjithë qytetarët mund ta përballojnë.
“Me hartën e re, drejtësia kthehet në një luks që nuk e përballojnë dot të gjithë. Ajo nuk merr për bazë në asnjë moment nevojat e kategorive të veçanta sociale si minoriteti rom dhe egjiptian, gratë në nevojë, të rinjtë dhe të miturit, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, qytetarët në pamundësi ekonomike, shtetasit e privuar nga liria.
Miratimi i kësaj harte ka asgjësuar të drejtat bazike të qytetarëve për akses të lehtë dhe pa kosto në drejtësi, si dhe për procese të drejta ku të jenë të barabartë në çdo pikpamje përpara ligjit”- u shpreh Xhixho.
Në përfundim të dekaratës së saj, nënkryetarja e PL-së, tha se mbyllja e 18 gjykatave të Apelit duke lënë në fuqi vetëm gjykatën e Apelit në Tiranë, e bën vetëgjyqësinë një rrezik real pasi cënohet aksesi në drejtësi.
“Mbyllja e 18 gjykatave dhe lënia e vetëm 1 gjykate Apeli me juridiksion te pergjithshem në Tiranë cenon sot aksesin në drejtësi, duke e bërë vetëgjyqsinë rrezik real. Sot në Apelin e Tiranës ka plot 32 mijë dosje që presin të shqyrtohen dhe vetëm 30 gjyqtarë. Qytetarët do të duhet të presin me vite për të marrë drejtësinë që kërkojnë”-shtoi Xhixho.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
69.9%
-
JO
23.5%
-
NUK E DI
6.7%
Vota total: 750
Lajme të tjera
-
Partia e Lirisë publikon videon nga KZAZ e bashkisë së Kuçovës, Blushi: Vëzhguesja e PS i jep numëruesit vota nga jashtë
1 Qershor, 13:04
-
Meta nuk pranon humbjen në Kuçovë: Qytetarët votuan Maliqin për kryebashkiak! Do ta kontestojmë masakrën elektorale deri në fund
23 Maj, 16:21
-
Humbja e thellë në 14 maj, Meta: Proces i mirëorkestruar! U ble mbështetja e VIP-ave dhe miliona euro u shpërndanë si bonuse në mënyrë të paligjshme
22 Maj, 18:47
-
Zaloshnja: Duhen 1 milion opozitarë, por…
21 Maj, 11:24
-
Ilir Meta ‘mund’ Berishën! Shumica e këshilltarëve në Bashkinë e Tiranës nga Partia e Lirisë
16 Maj, 17:37
-
Partia e Lirisë akuza ndaj Bledi Çuçit: Së bashku me persona të panjohur po u bën presion qytetarëve në Skrapar
12 Maj, 15:35
-
Kolegji Zgjedhor merr vendimin, anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave për 14 majin do të ndahet mes PDIU dhe Partisë së Lirisë
12 Maj, 13:07
-
14 maji: Meta: Ecim të sigurt drejt fitores! Në fokus të fushatës kanë qenë, Këlliçi, Cara dhe Boçi! Rama ka provokuar politizim ekstrem
11 Maj, 21:29
-
Ylli Pata: Ballot me maska të 14 majit
11 Maj, 17:53
-
KAS vendosi që anëtari i 4 i grupeve të numërimit të ndahet me PDIU-në, Partia e Lirisë ankimon vendimin
11 Maj, 16:09
-
Mero Baze: Tani jam i qartë përse Meta flet kundër blerjes së votës!
10 Maj, 18:45
-
KAS rrëzon kërkesën e Partisë së Lirisë: Anëtarin e 4 të Grupeve të Numërimit do e ndani me PDIU
10 Maj, 13:43