Partia e Lirisë publikon videon nga KZAZ e bashkisë së Kuçovës, Blushi: Vëzhguesja e PS i jep numëruesit vota nga jashtë

Partia e Lirisë publikoi pamjet e marra nga kamerat e sigurisë së KZAZ-së në Kuçovë, që sipas saj dëshmojnë krimin elektoral në bashkinë që Koalicioni Bashkë Fitojmë kandidoi me Lefter Maliqin.

“….Makineria kriminale e “Rilindjes” mbush kutitë me fletë votimi që vijnë nga jashtë dhe se numëruesit në fakt nuk kanë lexuar vullnetin e zgjedhësve por të partisë-shtet”, tha Tedi Blushi.

Video që Koalicioni Meta-Berisha publikon, shfaq momentin kur nga radhët e vëzhguesve, një fletë i jepet numëruesit, që sipas përfaqësuesve të koalicionit është fletë votimi.

“Kasaphana elektorale është më e qartë se kurrë dhe mjafton edhe kjo provë ekstra që jo vetëm SPAK dhe drejtësia të vihet në lëvizje por që zgjedhjet në Kuçovë të mos pranohen”, tha Tedi Blushi.

Sekretari i përgjithshëm i partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se në ambientet e numërimit në Kucove kishte ambiente të fshehta prej nga sipas tij vinin vota.

“Në të gjendet edhe sot një derë lidhëse e fshehtë me ambientet e shkollës përkarshi, e cila nuk u mbyll gjatë procesit të numërimit”, tha Tedi Blushi.

Edhe për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në KZAZ-në e Kuçovës ndodhi krim elektoral që sipas tij mund të mbyllet pa ndëshkim.

“Prova më flagrante se këto s'mund të kërkohen!”, theksoi Meta.

Partia e Lirisë pretendon se në Kuçovë fletët e votimit u bënë të pavlefshme nga njollosja me bojë vule, kamera nuk vëzhgonte të gjitha tavolinat e numërimit, qytetarët u shfaqën me karta identiteti të të tjerëve dhe në disa raste pati ehe votim në grup, argumente që çuan Lefter Maliqin në SPAK me një kallëzim penal për manipulime gjatë procesit të votimit në Kuçovë.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jimmy: 01/06/2023 20:14

    Mire ta ben mother fucker maliq!ti je kokrra e kurves!!aty mbahu hajdarin more!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve

Ambasadori i Rumanisë: Shqipëria punë të mirë për kapitujt e integrimit! Reforma në drejtësi të jetë në ‘shërbim’ të shqiptarëve