Partizani i Sormanit thyhet në Korçë, Skënderbeu i merr tre pikët. Laçi fiton në Durrës nga Teuta

Aventura e dytë e Adolfo Sormanit me Partizanin ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme pasi kampionët në fuqi të Superligës janë mposhtur me shifrat 3-2 nga Skënderbeu. Në Korçë ishin të kuqtë që kaluan të parët në avantazh falë një penalltie të konstestuar gjatë për prekje të topit me dorë. Në minutën e tetë ishte Telushi që zhbllokoi nga 11 metrat.

Për Partizanin gjithçka do të komplikohej në minutën e 39 kur Broja doli me karton të kuq pas dy të verdhë, ndërsa pak çaste më pas autogol i Bitrit barazoi shifrat për Skënderbeun. Pa u mbyllur pjesa e parë korçarët do të përmbysnin shifrat, pasi Krasniqi realizoi në minutën e parë shtesë.

Në pjesën e dytë pavarësisht tentativave të Partizanit ishte Skënderbeu që realizoi të tretin, falë një supergoli të Bregut, ndërsa të kuqtë shkurtuan sa për statistikë me një penallti në fund. Sakaq me humbje 2020 e ka nisur edhe Teuta, që në Durrës është mposhtur 0-1 nga Laçi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:52
Ilir Vrenozi thirrje 'Rama ik' gjatë ndeshjes Skëndebeu-Partizani (VIDEO)

Gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani, ka pasur edhe thirrje "Rama ik". Personazhi që thërret "Rama ik" është Ilir Vrenozi, korçari i njohur që shpesh bën video në rrjetet sociale me kritika për qeverinë. 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Vllazninë

'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Vllazninë