Partizani likuidon me përmbysje Laçin, Bylisi i merr pikë në frymën e fundit Kukësit. Befasi e madhe në Gjirokastër (VIDEO)

Partizani ka korrur fitoren e tretë radhazi në kampionat pasi sot të kuqtë për llogari të javës së 22 të Superligës kanë fituar me shifrat 1-3 në transfertën e vështirë të Laçit. Në këtë takim situata u komplikua ndjeshëm për kampionët në fuqi të Superligës në minutën e 27 kur Xhixha kaloi në avantazh ekipin kurbinast. Gjithsesi ky rezultat nuk do të zgjaste shumë pasi Telushi me një goditje dënimi barazoi shifrat. Ndërkohë përmbysja do të vinte shumë shpejt, pasi Bitri me kokë në minutën e 35 shënoi të dytin për ekipin e Sormanit.

Në pjesën e dytë Laçi u përpoq shumë, por ai që do të vlente ishte një tjetër supergol i Bruno Telushit, që nuk fali përsëri nga goditja e dënimit. Me këtë fitore Partizani ngushton diferencën me kreun e renditjes, pasi Kukësi nuk ka shkuar më shumë se 1-1 në transfertën e Ballshit. Për verilindorët Musta në minutën e 30 shënoi golin i cili dukej se do të kishte vlerën e tre pikëve deri në minutën e 94, atëherë kur Bylisi do të barazonte me sulmuesin Makone.

Si rrjedhojë Kukësi shkon në kuotën e 42 pikëve, 5 më shumë se Partizani i vendit të tretë. Ndërkohë Tirana e cila javën e ardhshme do të luajë me Kukësin, si pasojë e barazimit me Skënderbeun renditet në vendin e dytë me 1 pikë më shumë se Partizani.

Ndërkohë për t’u veçauar këtë javë është edhe fitorja e parë e Flamurtarit në këtë kampionat, pasi sot ia doli 0-1 kundër Luftëtarit në transfertë. Ky trepikësh ishte i pari për vlonjatët pas 9 muajsh, duke patur parasysh edhe rezultatet e sezonit të kaluar. Gjithsesi Flamurtari vijon të renditet i fundit me 9 pikë, 4 më pak se Luftëtari i vendit të nëntë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale