Partizani ndryshon fytyrë në 2022, s'pyet për Egnatian! Kastrioti bën surprizën kundër Teutës, Çela debuton me fitore

Partizani ndryshon fytyrë në 2022, s'pyet për Egnatian! Kastrioti bën surprizën kundër Teutës, Çela debuton me fitore

Partizani me në krye Dritan Mehmetin e ka nisur 2022 me fitore, pasi në transfertën e Rrogozhinës ka mposhtur pastër 0-3 Egnatian. Golat në këtë ndeshje u realizuan në pjesën e dytë nga Mala, S’kuka që debutoi më së mori dhe Rrapaj. Ndërkohë surpriza e ditës ishte Kastrioti që mposhti 2-0 Teutën dhe mori një trepikësh në debutimin e trajnerit Çela.

Sakaq më herët derbi i Shqipërisë mes Tiranës kryesuese dhe Vllaznisë së vendit të katërt u mbyll me shifrat 0-0.

“Ishte një ditë e keqe e jona. Nuk ishim të qartë në atë çfarë kërkonim të bënim. Edhe rrezikshmërinë kundërshtarit ia mundësuam vetë", tha Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“S’ka qenë dita jonë. Çdo ditë e ka një moment kur nuk është dita e vet. Mendoj se ekipi kampion tregohet edhe kur në lojë të vështirë nuk humbet", u shpreh Visar Bekaj, portier i Tiranës. 

“Ishte pothuajse një ndeshje perfekte, por në fund ka rëndësi rezultati dhe të gjesh rrugën e rrjetës, diçka të cilën ne nuk e bëmë. Duhet të punojmë në disa detaje të vogla për t’u përmirësuar", tha Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë.

Po të shtunën Skënderbeu barazoi 0-0 me Laçin, ndërsa java e 16 e Superligës mbyllet të mërkurën me Kukësi-Dinamo.

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tigri da soggiorno: 16/01/2022 19:32

    Më falni se ndoshta jam larg argumentit po pse s'flisni për Lacion , Romën, e squadra të tjera ku lozin shqipëtarët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

Gjykon Nuredin Dumanin dhe 20 të tjerë, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula