Partizani nis përgatitjet për ndeshjen e kthimit, Melo: Në Baku për rezultat pozitiv

Pas paraqitjes mjaft pozitive në ndeshjen e parë të ‘Champions League’ kundër Qarabag, Partizani prej dy ditësh ka nisur përgatitjet për ndeshjen e kthimit që luhet të mërkurën e 17 korrikut në orën 19:00. Në dallim nga ndeshja e parë, përgatitjetet për sfidën e kthimit duken më të qeta dhe optimiste. Madje edhe trajneri Lerda është parë më i çliruar pas ndeshjes së parë debutuese në kampin e kuq.

Rezultati 0-0 i ka dhënë besim skuadrës shqiptare dhe kjo duket edhe në një intervistë që braziliani Melo ka dhënë për median azerbajxhanase ‘zerisport.com’. Ai është shprehur:

“Kam luajtur edhe vitin e kaluar ndaj Karabakut si pjesë e Kukësit në Champions dhe e njoh mirë këtë skuadër. Mund të them se nga paraqitja e skuadrës kemi parë atë që prisnim. Tani në Baku e kemi mendjen vetëm tek një gjë, të tregojmë futboll të bukur dhe të marrim rezultat të suksesshëm.”

Sa i përket formacionit në ndryshim nga ndeshja e parë trajneri Lerda pritet të bëjë dy ndryshime. Në vendin e Hakajt pritet ta nisë nga minuta e parë Lorenc trashi, ndërsa në majë të sulmit Lerda do t’i besojë sulmuesit Brawn. I vetmi repart që do të jetë i paprekur është mesfusha. Ndërkohë që edhe për këtë sfidë grupi nuk do të jetë i plotë pasi Jurgen Bardhi ende nuk është në 100% e tij, Hektor Idrizaj është në fazë rikuperimi pas operacionit, ndërsa Aristoteles Romero sapo i është bashkuar ekipit dhe është larg formës optimal.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull

Ekonomia gjermane ende nuk po merr vrull