Partizani një hap larg turit të dytë, e pret klubi historik rumun me president shqiptar: Kurrë s’e kam mohuar origjinën

Partizani një hap larg turit të dytë, e pret klubi historik rumun me president shqiptar: Kurrë s’e kam mohuar origjinën

Presidenti i Steaus Xhixhi Bekali

Partizani luan sot ndeshjen e kthimit për turin e parë kualifikues të Conference League me avantazhin e fitores 0-1 një javë më parë në Gjeorgji kundër Saburtalos. Shanset që të kuqtë të kalojnë në turin e dytë kualifikues të këtij kompeticione janë të mëdha, por nëse ia dalin atje do përballen me gjigandët rumun të Steauas së Bukureshtit.

Klubi historik, që ka fituar edhe trofe europian, ka për president George Becali-n, miliardin që njihet ndryshe si Gigi Bekali. Ky i fundit është me origjinë nga Shqipëria dhe kurrë se ka mohuar, ndërsa më herët ka qenë një politikan pjesë edhe e parlamentit europian.

Bekali njihet në Rumani si një nga biznesmenët më të fuqishëm, ndërsa është i lindur nga një nënë bullgare, por me baba shqiptar.  Sa u përket rrënjëve të Xhixhi Bekalit ekzistojnë dy variante. Babai i Xhixhi Bekalit thuhet se ka lindur në Palasë të Korçës dhe vjen nga një familje vllahe. Por një variant tjetër e nxjerr me prejardhje nga Gramshi, ku thuhet se gjyshin e ka nga fshati Tunje, ndërsa gjyshen nga fshati Krushovë. Gjithsesi, në të shkuarën presidenti i Steauas së Bukureshtit, Xhixhi Bekali, ka folur për rrënjët e familjes së tij.

“Babai im ka lindur në Shqipëri, nëna në Bullgari. Ai hyri në Dobrega, për të shkuar në Bukovina, në Banat dhe pastaj në fshatin Baragan, Zagna afër Brailës, ku unë linda në vitin 1958. Unë kam lindur në kamp përqendrimi në Zagna. Prindërit e mi jetonin në çadër, ishim atje për disa kohë, pastaj u zhvendosëm. Kur isha një vjeç, ata u shpërngulën në Pipera. Nëna ime ishte një rrobaqepëse dhe më bënte rrobat më të bukura. Babai më ka dhënë një dorë të vetme, që unë u mora me delet. U rrita në mes të grurit dhe deleve. U rrita në frutore, midis kafshëve, dhe shijova frytet e natyrës, piva qumësht direkt nga kova,”- u shpreh Bekali.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor