Partizani rinovon me Egzon Belicën, por ndërpret bashkpunimin me Hilën. Mesfushori reagon në rrjetet sociale

Partizani rinovon me Egzon Belicën, por ndërpret bashkpunimin me Hilën. Mesfushori reagon në rrjetet sociale

Dita e enjte ka rezultuar tepër intensive për Partizanin. Që në mëngjes, të kuqtë që të martën luajnë në Champions League kundër Qarabag-ut, kanë prezantuar sulmuesin Joseph Ekuban, ndërsa ky ka qenë vetëm fillimi.

Pak çaste më vonë, nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, Partizani ka lajmëruar se ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës me mbrojtësin Egzon Belica. 28-vjeçari që është pjesë e kampionëve të Shqipërisë nga 2018 ka firmosur kontratën që do ta mbaj të lidhur deri në 2021.

Gjithsesi dita e sotme nuk ka qenë vetëm ditë afrimesh apo rinovimesh, por ka patur edhe të larguar. Pas Sotiq Atanda-s një tjetër futbollist që zdo të jetë më pjesë e të kuqve për sezonin tjetër është Ardit Hila, mesfushori deçiziv për skemat e ish-trajnerit Skënder Gega. Sipas klubit palët kanë ndërprerë marrëveshjen me konsensus, por nën zë thuhet se Partizani ka bërë një ofertë jo të denjë për 26-vjeçarin.

Për largimin nga Partizani Ardit Hila ka njoftuar në rrjetet sociale:

 

26 vite! 26 vite jete, pas 26 vitesh kampion i Shqiperise me F.k Partizani. Mund te kishin qene dhe 27 si numri i fanelles qe kam mbajtur mbi shpine apo ndoshta edhe me shume!

Te dashur tifoze!

Sot pas takimit qe zhvillova me drejtorin sportiv z. Olsi Rama vendosa te largohem nga F.k Partizani.
Kam dhene gjithcka nga vetja per te qene kontribues sado i vogel ne suksesin e ketij klubi. Por i vetem nuk mund t’ia dalesh. Meritat shkojne se pari per ju qe me keni mbeshtetur edhe ne momentet me te veshtira per te me rikthyer me te forte. Meritat shkojne per trajnerin z . Skender Gega, puna e te cilit na solli kete trofe. Nuk mundem te mos permend koleget me te cilet kam ndare jave pas jave cdo moment. Falenderoj z. Demi per kete mundesi qe me dha. Te gjithe mbase jemi kalimtare, vetem ju nuk jeni Ultras Guerrils.

Ju uroj suksese ne sezonet ne vazhdim.

Mirenjohje dhe falenderime.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot