Partizani zhgënjen edhe pas koronavirusit, Skënderbeu e mund në Tiranë! Sormani në rrezik

Partizani i post koronavirusit nuk ka shenja jete. Skuadra kampione e Shqipërisë në javën e parë pas rifillimit të kampionatit është mposhtur me rezultatin 1-2 nga Skënderbeu në Selman Stërmasi. Edhe pse objektivi i deklaruar i demave është të kapen Kupat e Europës kjo duket tepër e vështirë. Në ndeshjen e luajtur me korçarët të kuqtë pësuan dy gola në fundin e pjesës së parë, ndërsa goli që ngushtoi diferencat erdhi në minutën e 85 nga Ferati, por ishte shumë vonë për t’i dhënë një tjetër udhë këtij takimi.

Me këtë humbje Partizani e nis aty ku e ka lënë, teksa tani rrezikon jo vetëm trajneri Sormani, por edhe skuadra që e ndajnë dy pikë nga vendi i tetë, pozicion që në fund të kampionatit bën ‘play-of’ për të dalë nga kategoria.

Sakaq më herët Tirana e drejtuar nga Egbo po ecën me hap kampioni, pasi nuk e diskutoi takimin në transfertë me Bylisin duke fituar 1-3. Tre pikë me shumë vështirësi mori edhe Kukësi që në Elbasan Arena mposhti Luftëtarin 2-1.

Në takimet tjera Laçi barazoi 1-1 me Teutën, ndërsa Vllaznia nuk e llogariti Flamurtarin në Vlorë duke marrë tre pikët me rezultatin 1-3. Edhe pse vinin pas shumë peripecive shkodranët realizuan tre herë me Likën ‘dopietë’ dhe Junior.

Pas 27 javësh kampionat Tirana udhëheq me 56 pikë, 9 më shumë se Kukësi ndjekës, ndërkohë që Luftëtari dhe Flamurtari thuajse janë të rënë nga kategoria. Java tjetër do të luhet e gjitha ditën e dielë, sigurisht që pa praninë e tifozëve.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia