Parukierja e njohur korçare vdiq pas sondës, mjeku: Më vjen keq! S'kishte anestezist... (DËSHMIA E PLOTË)

Parukierja e njohur korçare vdiq pas sondës, mjeku: Më vjen keq! S'kishte anestezist... (DËSHMIA E PLOTË)

Xhensila Duka, 39-vjeçarja nga Korça që humbi jetën në një klinikë private në qytetin juglindor , kishte shkuar bashkë me motrën e saj për të bërë analizë me procedurën e sondës, ku kjo e fundit ia hodhi pa asnjë problem. Xhensila, ose Xheni siç e thërrisnin të gjithë në Korçë, një nga parukieret më të njohura të qytetit, nënë e 2 fëmijëve, nuk mundi të dalë gjallë pas kësja procedure, ngjarje e ndodhur më 19 shtator. Report Tv zbardh dëhsminë e mjekut Ilir Bibollii cili kryeu analizën e kolonoskopisë ndja motrave Duka, teksa ndaj tij prokuroria ka nisur verifikimet së bashku me infermieren Marinela Postoli.

Ilir Bibolli, mjek në QSUT punon me kontratë edhe në klinikën private në Korçë "Kristi" ku shkon 2 herë në muaj. Në dëshminë e tij, mjeku Bibolli thotë se i kishte paciente prej vitesh të dyja motrat, ndërs anë momentin që ka aplikuar sondën për zorrën pas problemeve që Xhensila Duka kishte, e ka lënë në të njëjtën dhomë me 2 infermieret dhe ka lëvizur të përgatisë përgjigjen. Ai thotë se është kthyer me urgjencë nga thirrjet e infermiereve ku Xheni ishte pa puls. Pyetur nga grupi hetimor nëse gjatë ekzaminimit të pacientes  duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator, mjeku 69-vjeçar thotë se:  atë ditë nuk ka patur mjek të tillë, ndërsa shprehet se nuk e di arsyen e vdekjes së Xhensilës dhe se çfarë mund të ketë shkuar keq.

Ndaj tij dhe infermieres 39-vjeçare kanë nisur hetimet për veprën penale "neglizhenda në trajtimin mjekësor", me dyshimin se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes. Prokuroria po pret rezultatet e autopsisë ligjore.

Dëshmia e plotë e mjekut Ilir Bibolli

"Në datën 19 shtator 2020 rreth orës 08:00, kam filluar punë në këtë klinikë si zakonisht. Rreth orës 14:00 të ditës së sotme në klinikë është paraqitur një paciente me emrin Xhensila Duka, paciente që unë e njihja dhe më parë pasi i kam kryer një procedurë ekzaminimi që quhet kolono skopi. Pas paraqitje së pacientes me të njëjtat ankesa si para katër vitesh, diare me gjak, sot ajo erdhi e pregatitur për të bërë këtë procedurë. Fillimisht, pacientja nuk ka paraqitur ndonjë ankesë përveç diare dhe gjak. U vu në tavolinën e punës nga infermierët Marinela dhe Soena, mbiemrat e tyre nuk i di. Shpjegoj se pacientja ishte e përgatitur me puls oksimetër, matje tensioni dhe seduar me një “cc MIDAZOLAN” dhe një “cc BUZKOPAN”. Më pas unë kam shkuar në dhomën e ekzaminimit dhe kam kryer procedurën që vazhdoj jo më shumë se rreth 10-15 minuta. Procedura është e fotografuar dhe përgjigjia është e shkruar. Është e njëjta diagnozë me atë të katër viteve më parë, për këtë paciente, do methënë rreth 20-25 cm fundore të zorrës ishin vërtet me ulceracione të shumta, siç janë karakteristike për këtë diagnozë, që quhet “kolit ulceroz”. Procedura, mbaroj dhe unë jam kthyer në dhomën e kompjuterit për të përgatitur përgjigjen, komunikova dy fjalë me familjarët që ishin jashtë dhomës së ekzaminimit dhe konkretisht me motrën e pacientes, e cila sapo kishte përfunduar një procedurë të ngjashme, por për stomakun dhe jo për zorrën, të cilën e vura në dijeni shkurtimisht se procedura përfundoi. Të dyja motrat janë paciente të njohura të miat, sepse i kam parë dhe herë të tjera. Ndërkohë që përgatisja përgjigjen dhe fotografitë rreth 7-8 minuta ndodhta kishin kaluar nga ekzaminimi, u ngrita dhe shkova përsëri në dhomën për të parë se çfarë po ndodh, sepse pashë të shqetësuara infermieret e personelit dhe kam parë pacienten në krevat pa puls, pa tension dhe filluam urgjent procedurat e masazhit kardiak dhe frymëmarjes me gojë. Ndërkohë lajmëruam urgjencën. Procedura e frymëmarjes vazhdoi rreth 30 minuta. Erdhi Urgjenca dhe mjeku ka përdorur metodat e tij të defibrilatorit, por pacientja nuk doli në gjendje. Përveç shqetësimit, dhimbjes e keqardhjes nuk di çfarë të them. Nga eksperienca ime 30-vjeçare në këto procedura ajo që mund të them është se procedura u krye në një kohë të shkurtër dhe pa trauma”.

Pyetje: Çfarë procedure është ndjekur gjatë kohës që pacientja Xhensila Duka ndodhej në dhomën e ekzaminimit?

Përgjigje:Siç shpjegova më lart, pacientes i është vënë një puls oksimetër, i është matur tensioni, procedurë që merret paraprakisht nga stafi i infermierëve dhe më pas nga ana ime është kryer procedura e ekzaminimit të pacientes. Deri në përfundimin e kësaj procedure parametrat jetësore kanë qënë normale dhe unë u largova si zakonisht për në dhomë, me qëllim plotësimin e kartelës, në pritje të disa minutave , për të rifolur me pacienten për mënyrën e mjekimit të sëmundjes.

Pyetje: Gjatë ekzaminimit të pacientes Xhensila Duka, a duhej të kishte prezent mjek anestezist reanimator?

Përgjigje: Gjatë këtyre ekzaminimeve nuk është aplikuar prania e mjekut anestezist reniamator, pasi dhe dozat e sedacionit, janë të vogla dhe sot nuk ka patur mjek të tillë.

Pyetje: A duhej të shtrohej në ambjentet e tjera pas ekzaminimit pacientja Xhensila Duka dhe a duhej të ofrohej ndonjë shërbim tjetër mjekësor?

Përgjigje:Normalisht pas ekzaminimeve të kryera, lihet të qetësohet disa minuta dhe më pas kalohet në një dhomë tjetër në praninë e një ifermiereje apo familjarëve për t'u çlodhur, për t'u bërë gati për marrjen e përgjigjes së caktuar.

Pyetje: Pas ekzaminimeve të kryera a keni konstatuar tek pacientja Xhensila Duka, shqetësime të tjera shëndetësore dhe në rast se po, çfarë konkretisht?

Përgjigje: Nuk kam konstatuar asnjë lloj shqetësimi, unë i kam dhënë një diagnozë në vitin 2017 dhe kjo ishte hera e dytë me të njëjtën diagnozë.

Pyetje: A keni dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes Xhensila Duka?

Përgjigje: Nuk kam dijeni për shkakun e vdekjes së pacientes.

Pyetje: A keni gjë tjetër për të thënë?

Përgjigje: Gjë tjetër nuk kam për të thënë.

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 25/09/2020 08:04

    Ngushellime familjes per humbjen e njeriut te shenjte. Aksidente te tilla fatale mund te ndodhin cdo dite ne jete ne cdo moment te dites, keqardhje per fatin e saj.

    Përgjigju
    • Tralala: 25/09/2020 13:29

      Po ti je thjesht edhe shkurt injorant..! Ku e kupton dot fjalen nene ti ..je dru me pre

    • Erik: 25/09/2020 13:17

      @tralala Arrestimi i mjekeve nuk ua kthen nenen ne jete femijeve, as nuk besoj se i ngushellon fakti nese arrestohen apo jo doktoret. Per me teper qe nuk i mora ne mbrojtje mjeket, por thashe qe eshte aksident dhe nuk eshte vrasje me dashje. Çlirohu nga mllefi, shko puthi duart nenes tende dhe kerkoji falje pse je bere egërsire, ne vend se te beheshe njeri qysh ajo kishte dashur per ty.

    • Tralala: 25/09/2020 12:38

      Fatin e sateme injorant..pse nuk thua te arrestohen doktorrat qe i moren jeten nje grua me dy femij..

  • Iris: 25/09/2020 02:43

    Autopsia ka per te dhene shkakun e vertete,mos u hidhni ne perfundime te parakohshme dhe mos anatemoni kot njerezit.

    Përgjigju
  • pap: 24/09/2020 22:44

    Nga pikpamja njerezore dhe profesionale, per Dr. Ilirin, me sa une e kam njohur ne te kaluaren, mund te them vetem fjale te mira, njeri me kulture, student dhe mjek nga me te miret, profesional, i qete, merekuptues, i komunikueshem, i gjendur.... Pas viteve 90-te, flitet shume per mjeket si "materialiste/te pashpirt,...", sikurse edhe ne komentet ketu. Sigurisht qe koha mbas viteve 90-te ka nxjerre ne pah "virtyte", jo vetem te mjekeve, por edhe profesionisteve te tjere/njerezve te zakonshem, te cilat "nuk i'u njiheshin" me pare. Them "nuk i'u njiheshin" sepse, personalisht, nuk besoj ne kete lloj llogjike apo vleresimi, ne pergjithesi. Po te shkosh mbrapa ne kohe dhe te besh krahesimin me te sotmen, nje njeri me inteligjence mesatare do te jete ne gjendje te "kujtohet" se "virtytet" kane qene aty, por rrethanat/kushtet per shpalosjen e tyre jo. Keshtu qe jane rrethanat/kushtet qe i bejne individet te shpalosin "virtytet". Pra, jane rrethanat/kushtet qe bejne te mundur shpalosjen e virtyteve. Nuk mund te them nese Dr Iliri meriton te "etiketohet" si "mjek materialist", mbasi kam vite pa e ndjekur aktivitetin e tij profesional, por mendoj se komentuesit/njerzit duhet te jene me te kujdeseshem kur japin mendime, sic per rastin konkret, qe te mos i perziejne te gjitha "frutat" ne te njejten shporte. Kjo nuk i sherben askujt. Per te mos u zgjatur me kete ane, deshiroja te shprehja ngushlime familjes se te ndjeres. Persa i perket rastit, sigurisht qe do te ishte ideale qe procedura te kryhej ne kushte te pranise se anestezitit/ reanimator, por kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi. Shtoj se menyra se si Dr Iliri ka proceduar nuk eshte e pazakoneshme; po ashtu, ilacet qe i jane dhene pacientes jane standard per anestezi para kolonoskopise. Po pse pacientja humbi jeten? Per mua 3 jane arsyet qe bejne me shume sens dhe, qofte njera vetem apo kombinimi i tyre kane cuar ne frenim te qendres se frymemarjes (efekte anesore shume te njhura te kombinimit te perdorur), me pasoje vdekjen: (i) doza e dhene nuk eshte realisht ajo qe sipas protokollit duhej te jepej, dmth, administruesi (infermier,!?) i qetesuesve (midazolam + buscopan) ka aplikuar doza "te peraferta/afersisht/me tahmina", sigurisht pa qellim te keq, por nga nxitimi/pakujdesia/ideja se nuk do te bejne ndonje dem, (ii) pacientja ka qene shume me e ndjeshme se paciente te zakonshem ndaj kombinimit dhe (iii) kombinim i (i) dhe (ii). Sidoqofte, kete do ta zgjidhin me mire ekspertizat, mbasi ne nuk mund te mos dime edhe shume hollesi te tjera. Faleminderit per mirekuptimin!

    Përgjigju
  • pap: 24/09/2020 22:30

    Nga pikpamja njerezore dhe profesionale, per Dr. Ilirin, me sa une e kam njohur ne te kaluaren, mund te them vetem fjale te mira, njeri me kulture, student dhe mjek nga me te miret, profesional, i qete, merekuptues, i komunikueshem, i gjendur.... Pas viteve 90-te, flitet shume per mjeket si "materialiste/te pashpirt,...", sikurse edhe ne komentet ketu. Sigurisht qe koha mbas viteve 90-te ka nxjerre ne pah "virtyte", jo vetem te mjekeve, por edhe profesionisteve te tjere/njerezve te zakonshem, te cilat "nuk i'u njiheshin" me pare. Them "nuk i'u njiheshin" sepse, personalisht, nuk besoj ne kete lloj llogjike apo vleresimi, ne pergjithesi. Po te shkosh mbrapa ne kohe dhe te besh krahesimin me te sotmen, nje njeri me inteligjence mesatare do te jete ne gjendje te "kujtohet" se "virtytet" kane qene aty, por rrethanat/kushtet per shpalosjen e tyre jo. Keshtu qe jane rrethanat/kushtet qe i bejne individet te shpalosin "virtytet". Pra, jane rrethanat/kushtet qe bejne te mundur shpalosjen e virtyteve. Nuk mund te them nese Dr Iliri meriton te "etiketohet" si "mjek materialist", mbasi kam vite pa e ndjekur aktivitetin e tij profesional, por mendoj se komentuesit/njerzit duhet te jene me te kujdeseshem kur japin mendime, sic per rastin konkret, qe te mos i perziejne te gjitha "frutat" ne te njejten shporte. Kjo nuk i sherben askujt. Per te mos u zgjatur me kete ane, deshiroja te shprehja ngushlime familjes se te ndjeres. Persa i perket rastit, sigurisht qe do te ishte ideale qe procedura te kryhej ne kushte te pranise se anestezitit/ reanimator, por kjo nuk ndodh vetem ne Shqiperi. Shtoj se menyra se si Dr Iliri ka proceduar nuk eshte e pazakoneshme; po ashtu, ilacet qe i jane dhene pacientes jane standard per anestezi para kolonoskopise. Po pse pacientja humbi jeten? Per mua 3 jane arsyet qe bejne me shume sens: (i) doza e dhene nuk eshte realisht ajo qe sipas protokollit duhej te jepej, dmth, administruesi (infermier,!?) i qetesuesve (midazolam + buscopan) ka aplikuar doza "te peraferta/afersisht/me tahmina", sigurisht pa qellim te keq, por nga nxitimi/pakujdesia/ideja se nuk do te bejne ndonje dem, (ii) pacientja ka qene shume me e ndjeshme se paciente te zakonshem ndaj kombinimit dhe (iii) kombinim i (i) dhe (ii). Sidoqofte, kete do ta zgjidhin me mire ekspertizat, mbasi ne nuk mund te mos dime edhe shume hollesi te tjera. Faleminderit per mirekuptimin!

    Përgjigju
  • Banka Boterore: 24/09/2020 20:21

    Jemi shume te surprizuar nga kjo ngjarje. Puna jone kerkimore e ka nxjerre Korcen rajonin me permiresimin me te madh ne Europe ne fushen e shendetesise. Cudi e madhe!

    Përgjigju
    • Evri: 24/09/2020 22:14

      Korca Nuk ka fare ose ka shume pak Mjeke specialiste. Banoret duhet te shkojne ne tirane kostur ose Selanik kur kane nevoje per specialiste. Spitali I ngjan infermierise te gjithe e dine, jo se qyteti nuk nxjerr mjeke por asnje nuk kthehet. Me e keqja eshte se njerezit paguajne teper shtrenjte ne klinika te tilla private qe nuk sigurojne standarte.

  • Ilir: 24/09/2020 20:15

    Bibollja nuk eshte MJEK. eshte nje sharlatan materialist. Pordhac dhe hundperpjete. Me pak fjale maskara

    Përgjigju
  • Tralala: 24/09/2020 17:59

    Te gjith doktorrat duhen rrahur me dru vence ..jan maskarenj bandita dhe rrugecer..cudi te gjith doktorrave u bredhin shum edhe grat ..nuk e di pse po pallohen shum me dashnoret .. ndofta se doktorrave u eshte ber mendja euro dhe se kan mendjen tek grat e tyre ..nejse kjo eshte tem per tu diskutuar...!

    Përgjigju
  • Papi: 24/09/2020 17:52

    Kur spaska patur anestezist po ato cc buzkopan,midazolan kush ja beri? Sepse sado e vogel te jete anestezia eshte po detyre e anestezistit apo jo

    Përgjigju
  • Keshtu vazhdoni: 24/09/2020 16:00

    Keshtu vazhdoni shani mjeket, se dhe pak do ikin dhe ata pak te hajrit qe kane ngelur. Pretendoni nga mjeket vetem por qe paguhen me pak se nje mesues me 450 mije leke ne muaj dhe punojne jeten e njerezve ne duar me mjetet qe i blejne vet se shteti sju jep gje. Keshtu vazhdoni se ne pick te semes do shkoni te tere o shqipe

    Përgjigju
    • meli: 24/09/2020 19:18

      Rruge e mbare dhe nuk do na mungojne fare....ndoshta hapin syte edhe behen njerez andej nga do shkojne dhe mesojne se si trajtohet pacienti, cdo te thote etike pune se ngelen duke i vjedhur pacientet e gjore.....Mos ki merak se nuk ikin se ne vende te tjera ju del gjuha jashte nga te punuarit dhe ketu bejne rolin e sekserit dhe dredhin zinxhirin gjithe diten

  • Ema: 24/09/2020 14:57

    Ngijani rrogat mjekeve biznesmen kafsh

    Përgjigju
  • altini: 24/09/2020 14:36

    keta jan mjeket qe i mbajne per te mire e skojne e hedhin shurren perpjete per rroga e kur nuk ngopen punojne neper keta klinikat e leshit private. jane shum legena e nuk i rruhet per jeten e njerezve. pastaj dua te kuptoj pse thot qe nuk kishte anestezist.un kam bere dy here ne Itali per stomakun e nuk e di te kishte anestezist.ishte vetem doktorri dhe dy infermieret.nqs ne Shqiperi duhet te jete anestezisti pse ky maskara idiot e beri viziten?kishte hallin e pageses?

    Përgjigju
  • Qytetar: 24/09/2020 14:08

    mjek me pervoje dhe ben nderhyrje me sonde pa anestezist....???!!!! Te mbaj pergjegjesi penale bashke me drejtuesit e spitalit qe pranojne veprime te tilla. A i kontrollon njeri keto klinika private ?? Prokuroria te verifikoj se kush institucion ka firmosur ne kontrollin e fundit qe i eshte bere klinikes

    Përgjigju
  • turi: 24/09/2020 12:58

    JA KETA JANE MJEKET QE KERKOJNE RRITJE RROGE, KETA QELBESIRA DUHEN VRARE SE PO NUK JU DHE TE VDESIN. NUK JU DALIN ATO QE CVASIN PERDITE NGA TE SEMURET POR DUAN DHE RRITJE RROGE, KETYRE QELBESIRAVE SADO TJA BESH RROGEN PERSERI DO VJEDHIN.

    Përgjigju
    • Dita: 26/09/2020 05:30

      Une kam bere kolonoskopisi ne Amerike dhe para se te filloje analiza, me moren nje histori rreth shendetit tim( qe per fatin tim te mire nuk kam asnje lloj problem) dhe me se fundi me dhane te firmos nje leter, ku thuhej se gjate analizes mund te ndodhin komlikacione. Vetkuptohet, qe e firmosa dhe e bera, se kjo analize mbas te 50dhjetave duhet bere patjeter. Gjithashtu ne Greqi, nga kjo analize vdiq nje gazetar shume i njohur Niko Karkaounaki (kerkoheni ne google)dhe doktorat nuk kishin asnje spiegim persa i perket procedures te analizes. E mira eshte te mos shajme, po te presim, te shohim analizat qe do bejne ekspertet rreth kesaj njarje te hidhur. Shpreh ngushellimet e mija familjes dhe kurajo te perballojne kete dhimbje kaq te madhe!

    • veterineri: 25/09/2020 18:30

      Te keshilloj qe kur te semuresh te vizitosh tek mmjeku i specializuar per llojin tend.

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari

Fier, dhunoi kushërirën, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari