Pas 84 vjetësh kthehen në atdhe eshtrat e albanologut Gergj Pekmezi

Kanë mbërritur nga Vjena në atdhe, pas 84 vjetësh të largimit nga jeta, eshtrat e prof. dr. Gjergj Pekmezit, gjuhëtar, etnolog, përkthyes, diplomat, bibliograf, veprimtar e patriot i shquar. Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka mbajtur homazhet nga ora 9.00 e mëngjesit deri në orën 12.00 dhe më pas trupi i tij është nisur drejt vendlindjes Pogradec.

Në homazhe ishin të pranishëm deputetë e përfaqësues të institucioneve qendrore, personalitet drejtuese të Korçës e Pogradecit, akademikë, profesorë, studiues të shkencave albanologjike, si dhe familjarët e Gjergj Pekmezit.

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave akad. Vasil Tole mbajti fjalën në emër të Kryesisë së Akademisë së Shkencave. Akad. Tole tha se “E gjithë jeta e tij ishte një përpjekje e mundimshme intelektuale e patriotike e bërë me përulësi, pa smirë a lavdi të kota, duke vënë në plan të parë interesin publik dhe atë të Shqipërisë. Me veprimtarinë e kontributin e Gjergj Pekmezit nis historia e gjuhësisë shqiptare si shkencë dhe dije e Shqipërisë!

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar

Meta në 'betejë' me SPAK, gazetari në 'Repolitix': I ka kallur datën! Galdini: Po bëhet drejtësi e negociuar