Pas akuzave se ka dëmtuar fustanin e Marilyn Monroe në ‘Met Gala’, reagon Kim Kardashian

Pas akuzave se ka dëmtuar fustanin e Marilyn Monroe në ‘Met Gala’, reagon Kim Kardashian

Marilyn Monroe në 1962 dhe Kim Kardashian në 2022

Kim Kardashian ka folur për herë të parë pas akuzave që kishte dëmtuar fustanin e Marilyn Monroe në ‘Met Gala’.

Kim u vu në qendër të diskutimeve pasi humbi gati 20 kilogramë për t’u përshtatur me fustanin ikonik që Monroe veshi në vitin 1962 për t’i kënduar “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F. Kenedi.

“Vazhdojmë të shohim gjëra të tilla si, ‘fustani është i shkatërruar’… E gjithë kjo nuk është e vërtetë?” u pyet Kim.

“Jo,” u përgjigj Kardashian. Ripley’s dhe unë kemi punuar së bashku tepër mirë; kishte punonjës të pajisur me doreza që ma veshën fustanin. Unë u paraqita në tapetin e kuq me një mantel dhe pantofla, dhe e vesha fustanin në fund të tapetit, kur ngjita shkallët… Ndoshta e mbajta veshur për 3 minuta ose 4 minuta.”

Pati shumë debate nëse Kim duhej të ishte lejuar apo jo ta vishte fustanin,madje edhe stilisti Bob Mackie e dënoi vendimin. Fansat e Marilyn e kanë akuzuar Kimi javën e kaluar pasi dyshuan se kishte disa dëmtime tek veshja delikate e aktores.

Muzeu i Ripley’s, i cili bleu fustanin në ankand për gati 5 milionë dollarë dhe vazhdon ta shfaqë atë në muze, dha një deklaratë të enjten duke mohuar se fustani ishte dëmtuar gjatë daljes në Met Gala të Kardashian.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet