Pas arrestimit në Kosovë të Indrit Taullait, vihet në pranga dhe Viktor Ymeri

Pas arrestimit në Kosovë të Indrit Taullait, vihet në pranga dhe Viktor Ymeri

Indrit Taullai dhe Viktor Ymeri

TIRANË- Pas arrestimit në Prizren dy ditë më parë të Indrit Taullait, i cili u vu në pranga për llogari të një mandati ndërkombëtar lëshuar nga SPAK, mësohet se policia shqiptare ka arrestuar edhe një tjetër person në Shqipëri që ka lidhje me të njëjtat hetime.

Personi tjetër i arrestuar në Tiranë me urdhër të SPAK për të njëjtat hetime me Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri i njohur si 'Tori i Xhihanes' . Viktor Ymeri është sjellë sot në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte  dalë nga burgu ku ishte i dënuar me 25 vite burg. 

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se arrestimi lidhet për të njëjtën situatë që është kapur edhe Taullai. SPAK ka sqaruar pasdite se këto arrestime janë bërë në funskion të hetimeve për dy vrasje të  bujshme që kanë tronditur vendin vite më parë. Bëhet fjalë për vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodjan Saliut para disa vitesh. SPAK akuzon Emiljano Shullazin, Lul Berishën dhe bandat e tyre si të përfshira në këto dy ngjarje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:33
Kush është personi tjetër i arrestuar për të njëjtat hetime si Taullau? I dënuar për dy vrasjet e mikut të Lul Berishës

Personi tjetër i arrestuar në Tiranë me urdhër të SPAK për të njëjtat hetime me Indrit Tuallau, është Viktor Ymeri i njohur si 'Tori i Xhihanes' . Viktor Ymeri është sjellë sot në Tiranë me urdhër të SPAK, teksa mësohet se ai kishte pak kohë që kishte  dalë nga burgu ku ishte i dënuar me 25 vite burg. 

Kush është Viktor Ymeri? Ymeri  prej vitit 1999 e deri para pak kohësh qëndronte në burgun e Lushnjes në Elbasan, pasi ishte dënuar me 25 vite burgim për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg. Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës.

Viktor Ymeri
Ora 12:37
I arrestuar në Kosovë/ Gjykata e Prizrenit, 40 ditë burg për efekt ekstradimi për Indrit Taullain

Ish-anëtari i Bandës së Durrësit, Indrit Taullau, i cili është arrestuar më 6 dhjetor në KOsovë, ka dalë sot përpara Gjykatës së Prizrenit, për t’u njohur me masën e sigurisë në ngarkim të tij.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka raportuar se Gjykata ka vendosur 40 ditë burg për efekt ekstradimi ndaj Taullait, i cili është kërkohet nga SPAK në Tiranë.

Masa e arrestit është marrë pas hetimeve për organizim dhe kryerjen e një vrasjeje.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora: 08/12/2020 17:45

    Viktor qerozi djal i mir dhe trim i ngusht i armando arixhiut nga dukati

    Përgjigju
    • Padrino: 09/12/2020 15:21

      Mir o i engeshite k***ne viktorit dhe Armando arixhiut nga dukati

  • Papa: 08/12/2020 16:08

    Tori si vellai fevziut

    Përgjigju
  • miku: 08/12/2020 16:03

    ky esht bobiii n vlore

    Përgjigju
    • per bobin: 08/12/2020 17:45

      oo bobii ky esht stek e vjeter ata q thua ti i ka mbajt i ka perdor kurse ata hasmir e kti sdin ku e mbajn frymen as vet

    • Bobi: 08/12/2020 17:03

      Bobii ne vlore eshte tjeter kush

  • Lani: 08/12/2020 15:55

    Esht politike kunder Viktor Ymerit qekur vajti Bujar leskaj filloj te goditet ky nga PS ja

    Përgjigju
  • Edi: 08/12/2020 15:44

    O spaku po viktori ka dal na burgu ne 24 dhjetor 2019 ndersa vrasja ne 1 nentor. Si mund te jete vrasesi i shoferit. Hahahahhaha . Ca skandali

    Përgjigju
  • shoku: 08/12/2020 13:16

    e ka then me gojen e tij pabesin qe i bera klod saliut qe e vrava sdo me tres dheu ka then

    Përgjigju
    • aldi: 08/12/2020 18:51

      per ty. klodi dhe ky kane qene shok te ngushte hanin ne nje pjate plus jane cam. ne 2004 ky folli tu ndjet me shume me lulin dhe lentin dhe j mecen kur u krisen gjerat dhe klodi me indritin e vogel, altin ollonin shoku e ngushte te altin lames dhe me te tjere. klodi nga inati e kapi ne rruge kete i vuri pistoleten ne bark dhe shajti nga rrop plus i tha te vras mu ketu. dhe ka mundesi qe te parin kete do vrisni dhe me nxitje qe i beri nar koka klodit. luli kur ka ndodh konfrilkti e ka pikas situaten dhe j ka thene kujdes se do te vrasi! ky e ka vra para se ta vriste plus qe e ka digjeneru sic te tregova

    • Per ty: 08/12/2020 18:37

      O aldi pse ca i ka bo klod saliu ktij qe thua si ka bo pabesi

    • aldi: 08/12/2020 17:52

      asnje pabesi si ka bere klodit se klodi e ka shajt e ka degjeneru ne sy te gjitheve. pabesi i ka bere ir xhunges dhe ben pajes nqs eshte e vertete sepse ky viktori me gaxhain i vrau te citroeni.

    • Hasta el fuego: 08/12/2020 16:12

      Po pra o shoku: ashtu si thu ti esht dhe nga meraku i madh u qun e vran dhe shkelqimin e arjanin qe ta trese dheu rehat se vran klodin.

    • Per ty: 08/12/2020 14:12

      O shoku pse ky e ka vra klod saliun? Po ky taullai esht i forti durresit sot apo akoma ushtar esht

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja