Pas arrestimit të bujshëm Henri Çili mohon akuzat: Çdo gjë është e manipuluar! Do i kundërshtoj me prova dhe fakte

GJIROKASTER - Botuesi dhe pronari i Universitetit Europian të Tiranës ka thyer heshtjen pasi u arrestua dje. Përreth 90 minuta para oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës, Henri Çili ka mohuar të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga policia, duke thënë se do të kundërshtojë gjithçka me prova e fakte në gjykatë. Ditën e nesërme në Gjykatën e Faktit në Përmet, pritet të mbahet edhe seanca përmasën e sigurisë ndaj Çilit dhe 27 të arrestuarve në operacionin e gjerë policor koduar 'Mezhgorani' në vijim të procedimit penal të fund 2019-ës në Prokurorinë e Përmetit për falsifikim të kartëmonedhave.

Gazetari i Report Tv, Piro Nase, tha se gjatë seancës së pyetjeve pasditen e djeshme, Çili ka qenë mjaft i qetë. Ai nuk ka dhënë shpjegime për 6 akuzat e ngritura ndaj tij, por ka mohuar të jetë i përfshirë apo që të ketë ndikuar tek ndonjë gjyqtar për lirimin ose zbutjen e dënimit të vëllezërve nga Lazarati, Arbjon dhe Alban Aliko, dënuar me vendim të formës së prerë nga Apeli për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në 2015-ën në fshatin e Gjirokastrës.  Henri Çili mësohet të jetë shprehur se gjithçka sipas tij është tërësisht e manipuluar dhe do t'i kundërshtojë në momentin e duhur me prova dhe fakte.

Mësohet se mbrëmjen e djeshme, Çili ka qëndruar në dhomën e paraburgimit me tre persona të tjerë me të cilët ka pasur komunikime të vazhdueshme.

14 nga të arrestuarit ditën e djeshme janë për prodhim dhe shitje të narkotikëve, të tjerët për mashtrim, falsifikim të dokumenteve, armëmbajtje pa leje etj, ndërsa mes të prangosurve është edhe Gazmir Ajdini, vëllai i bashkëjetueses së Çilit, i cili nga hetimet e deritanishme dyshohet të jetë personi që ka lidhur kontaktet mes Adil Alikos dhe botuesit të njohur, Henri Çili, për t'i kërkuan ndihmë për djemtë e tij që kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke pretenduar pafajësi. Nga dosja e prokurorisë mësohet se Çili është takuar me një gjyqtar në lokalin e një hoteli në Tiranë, por nuk bëhet i ditur emri.

Në këtë ngjarje u përfol edhe emri i Ardian Dvoranit, si i vetmi gjyqtar i Lartë i cili është dhe relator i çështjes së vëllezërve Aliko në Gjykatën e Lartë. Por dje për mediat, ai mohoi të jetë takuar me Çilin, duke pohuar se ka njohje por se janë përshëndetur rastësisht kur kanë qenë në evente të përbashkëta. Dvorani, i cili njëherësh është kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, tha se nuk është bërë asnjë përpjekje nga ana e tij për të përshpejtuar shqyrtimin e ndonjë dosje në Gjykatën e Lartë. Megjithatë, ai nuk mohoi që ndonjë tentativë për shqyrtimin me përparësi të dosjes së vëllezërve Aliko të mos ketë ndodhur nga ndonjë person tjetër, kur u shpreh se "Duhet të jetë ndonjë spekulim, unë uroj që kjo gjë të mos ketë ndodhur"...por mohoi në mënyrë kategorike që të jetë ai i përfshirë: "Në rastin tim nuk bëhet fjalë, është kategorike", theksoi ai.

45-vjeçari Henri Çili është i dyshuar për 6 vepra penale: “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Prona dhe para për të liruar vëllezërit Aliko/ Dosja me 28 të arrestuar ndahet mes Përmetit dhe Gjirokastrës

1582974639_HenriCili0.jpg

Dosja me 28 të arrestuar nga Prokuroria e Përmetit, ku mes të ndaluarve është dhe botuesi dhe analisti Henri Çili, është ndarë në dy pjesë. Kjo pasi disa persona si Alfred Aliko, babai i Armando Alikos, që janë arrestuar në Lazarat për akuzën e Mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve, i kanë kaluar për hetime të mëtejshme prokurorisë së Gjirokastrës. Kjo prokurori do të zhvillojë këtë javë dhe masat e sigurisë për Alfred Alikon e disa të tjerë, ndërsa në prokurorinë e Përmetit, pritet të dalin për t'u njohur me masën e sigurisë Henri Çili dhe 25 persona të tjerë, që janë arrestuar për akuzën e “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, ”Mashtrim”, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave publike”, “Falsifikimi i dokumenteve”.

Mes përgjimeve të kryera del dhe Gazmir Ajdini, kunati i botuesit Henri Çili, i cili i premton familjes Aliko se Çili, kishte filluar punën dhe kishte takuar një zyrtar të lartë të drejtësisë shqiptare. Ndaj që duhet patjetër, të qëndrojnë korrekt me pjesën e pagesave dhe detyrimeve për dorëzimin e pronave, dy apartamente në Velipojë dhe një sasi të konsiderueshme financiare. Qëllimi ishte që Henri Çili të ndërhynte në Gjykatën e Lartë, për të përshpejtuar dosjen penale të vëllezërve Arbjon dhe Alban Aliko, ku sigurisht ishte premtuar për rrëzimin e burgimit të përjetshëm. Dy vëllezërit Aliko, janë dënuar për vrasjen e efektivit të RENEA Ibrahim Basha. /Nga Elton Qyno

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meti: 29/02/2020 21:26

    Ne qofte se pas Çilit vazhdojne me Nanon, Berishen, Ramen, Meten Bashen! Pa keto: zero me xhufke!

    Përgjigju
  • Luli: 29/02/2020 14:48

    Si do ti kundershtosh provat, duke u perpjekur te paguash ndonje njeri ne prokurori dhe ti fshish ato, se qenke i zoti shume ti per ketoj lloj punesh. Me mire orano gjithshka se te ulet masa e denimit. Mos kalo kot nga nje lloj krimi ne nje tjeter.

    Përgjigju
  • F-35: 29/02/2020 14:42

    Le te presim te shprehen organet e drejtesise, pasi vetem ato kane te drejte te sigurojne, administrojne, vleresojne provat e faktet, dhe mbi bazen e tyre te vendosin.

    Përgjigju
  • Gezim: 29/02/2020 13:04

    Mos u ben merak fare se nuk te gjen gje,ketu jan kap me presh ne dore dhe se kane rruajtur fare per drejtesin. Ty e shumta mund te denojn me nje vit me sherbim prove me qe esht ne mode tani. Kaq mundesi ka drejtesia shqiptare, se po te ishe ne ndonje shtet tjeter do ta kishin da nenen per kurriz.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 29/02/2020 12:19

    Faktet e tua jane letra per ne kosh te pelhrave.

    Përgjigju
  • Hazis: 29/02/2020 11:14

    Akoma nuk kemi drejtuesa ne prokurori te jen te denjte per punen qe bejne?

    Përgjigju
    • A. N.: 29/02/2020 13:48

      Pse ne cilin departament pe persona qe jane te denje per punen qe po bejne?

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë