Pas BE-së, edhe SHBA-ja nuk e njeh si legjitim presidentin Lukashenko

Pas BE-së, edhe SHBA-ja nuk e njeh si legjitim presidentin Lukashenko

Pak  orë pas betimit zyrtarisht si president i Bjellorusisë, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se nuk e njeh Aleksandër Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë.

"Shtetet e Bashkuara nuk mund ta konsiderojnë Aleksandër Lukashenko udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë. Rruga drejt të ardhmes duhet të jetë i përcaktuar nga një dialog mes palëve e cila do tu jepte popullit bjellorus të drejtën për të zgjedhur liderët e tyre në zgjedhje të drejta dhe lira, të vëzhguara nga ekspertë të pavarur. "

Të njëjtin qëndrim mban edhe BE. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha  se “Unioni Europian nuk i njeh rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Aleksandër Lukashenko, nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”.

Ndërkohë akti më i fundit Aleksandër Lukashenkos si president i vendit prej 26 vitesh në pushtet ka acaruar dhe irrituar qytetarët bjellorusë të cilët u mblodhën në sheshin qendror të Minskut. Oficerët tentuan të shpërndajnë turmën me ujë por kjo shkaktoi më tepër tension tek protestuesit që prej javësh duan largimin e Lukashenkos.

Anëtarët e opozitës,  e krahasuan ceremoninë e djeshme me një mbledhje hajdutësh. Nga fillimi i kundërshtimeve shumë protestues dhe gazetarë janë arrestuar nderkohë që liderët kryesorë të opozitës janë detyruar të largohen nga vendi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or taj: 24/09/2020 16:54

    Fiks si Salih Berishoviç qenka ky

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot