Pas Budapestit, edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”, Veliaj: Mirënjohje kryebashkiakut Zdenek Hrib dhe Këshillit Bashkiak të Pragës për nismën

Pas Budapestit, edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”, Veliaj: Mirënjohje kryebashkiakut Zdenek Hrib dhe Këshillit Bashkiak të Pragës për nismën

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryetari i bashkisë së Pragës Zdenek Hrib

Si në shumë kryeqytete të botës, edhe në kryeqytetin çek Pragë do të ketë një shesh “Skënderbej”. Pas Budapestit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar edhe Pragën, pas vendimit më të fundit të Këshillit Bashkiak të këtij qyteti për t’i dhënë një prej shesheve kryesore emrin e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku Veliaj pas takimit me kryetarin e Bashkisë së Pragës Zdenek Hrib.

 “Është gjithmonë kënaqësi takimi me kryetarin e Pragës, mikun tim Zdenek Hrib. Si shumë kryeqytete të botës edhe Praga do të ketë një shesh me emrin “Skënderbej”, në nderim të heroit tonë kombëtar! Mirënjohje Zdenek dhe Këshillit Bashkiak të Pragës për nismën,” shkruan Veliaj.

Tre muaj më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përuroi në Budapest së bashku me homologun e tij, Gergely Karácsony, bustin e heroit tonë, Gjergj Kastriot Skënderbeu në Parkun Qendror të kryeqytetit hungarez. Busti, dhuratë nga Bashkia e Tiranës për qytetin e Budapestit, u vendos përballë memorialit të bashkëkohësit të tij, heroit të Hungarisë, Janosh Huniadi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • One: 20/10/2021 12:36

    Tirana eshte bere si hale. Ndertesa me cilesi te dobet, mungese uji te pijeshem, ajer tmerresisht i ndotur, rruge te ngushta dhe te prishura, mungese hapesirash te perbashketa etj etj etj Ky palaco na del dhe flet per gjera qe s’i interesojne askujt. Nuk besoj qe ka qytet me te keq per te jetuar se Tirana ne te gjithe Evropen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin