Pas burgimit të përjetshëm Endrit
Dokle dënohet edhe 16 vjet burg

Pas burgimit të përjetshëm Endrit <br />Dokle dënohet edhe 16 vjet burg
TIRANE - Pas dënimit me burgim të përjetshëm, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar për herë të dytë, Endrit Doklen, anëtar i “Bandës së Durrësit” me 16 vite burg, pasi drejtonte një rrjet trafiku heroine që nga burgu ku vuan dënimin. Me 16 vite burg është dënuar githashtu edhe Izet Krasniqin, pasi ishte bashkëpunëtor në trafikun e heroinës.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime trafik droge e qenie njerëzore.

Më 2 korrik 2012 Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi dënimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda duke lënë me burg të përjetshëm 4 anëtarë të bandës, Lulzim Berishën, Endrit Doklen, Indrit Taullain dhe Plaurent Dervishaj. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim dhe dënimi është marrë në mungesë. Ndërkohë që 12 anëtarët e tjerë janë dënuar nga 20 deri në 25 vite burg. Ndërsa Adriatik Coli, i cili duhej të merrte dënimin me burgim të përjetshëm, u dënua vetëm me 10 vite burg, duke përfituar nga statusi i të penduarit dhe pas bashkëpunimit me policinë.

HISTORIA E BANDES
Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit. Sipas Ministrisë së Brendshme, "banda është autore e një sërë vrasjeve të ndodhura në Durrës e Tiranë, nga viti 1998 e në vazhdim, si vrasja e Dritan Sallakut, më 17 tetor 1998, në qytetin e Durrësit, e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja dhe plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, më 29 tetor 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit. Ndërsa në vitin 1999, pasi kishin dështuar një vit më parë për vrasjen e Sotirit, i cili ishte plagosur, organizata ndërmori një aksion dhe e ekzekutoi atë më 22 gusht, në zonën e Plazhit. Në vitin 2000, banda akuzohet për vrasjen e Dritan Dishës, më 9 qershor, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Ndër vrasje të tjera është edhe e Ervin Lames, më 14 janar 2002, në lagjen nr. 3 të qytetit të Durrësit. Pas vrasjes së Saliut, organizata që u vendos nën drejtimin e Dokles, akuzohet për vrasjen e Avni Gashi, më 13 tetor 2005, në Tiranë. Kufoma e Gashit u hodh në fshatin Romanat të Durrësit. Ndërsa më 30 tetor 2005, organizata e Indrit Dokles ekzekutoi në Tiranë, pranë stadiumit 'Qemal Stafa', shtetasin Ilir Koldashi. Për qëllimet e tyre, drejtuesit e "Bandës së Durrësit" përdornin edhe vrasës me pagesë, si shtetasit Elvin Hoxhosmani, Selman Heti, Spartak Kalthi dhe Alban Neli.

DENIMET E DHENA NGA GJYKATA
Lulzim Berisha burg të përjetshëm
Endrit Dokle burg të përjetshëm
Indrit Taullai burg të përjetshëm
Plaurent Dervishaj burg të përjetshëm
Dritan (Adriatik) Coli 10 vite burg (i penduar)
Kujtim Buna 25 vite burg
Sardian Sulejmani 25 vite burg
Altin Olloni 25 vite burg
Elvin Hoxhosmani 25 vite burg
Alban Neli 25 vite burg
Selman Heti 25 vite burg
Spartak Kalthi 25 vite burg
Altin Nikolla 20 vite burg
Kristian Begu 20 vite burg
Osman Karpuzi 21 vite burg
Ahmet Ajeti 21 vite burg

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë