Pas Gjokës, anti-KÇK-ja u sekuestron makinat e blinduar Saimir Taullaut, Durim Bamit dhe 'Rrumit' të Shijakut, që iu bë atentat me prokurorin

TIRANE-Operacioni Forca e Ligjit pas Dashamir Gjokës mbrëmjen e djeshme, u ka sekuestruar makinat e blinduara edhe tre të 'fortëve' të tjerë, Saimir Taullaut në Lushnje, Durim Bamit në Krujë dhe Landi Muharremit në Durrës. Sekuestrimet e makinave të blinduara janë bërë në kushtet e emergjencës me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit, pasi personat e dyshuar se i kanë vendosur me burim të paligjshëm mund t'i zhdukin apo fshehin pas nisjes së operacionit. E ndërsa për bizneset, shtëpitë dhe llogaritë bankare nuk mund të zhduken, shumat cash që mund të gjenden nga kontrollet në shtëpi apo sende të tjera, por edhe makinat e blinduara sekuestrohen kur drejtori i policisë së shtetit me kërkesë të strukturës së OFL-së vlerëson se mund të zhduken për t'i shpëtuar bllokimit. Më pas vendos SPAK-u.

Por kush është Saimir Taullau?
Vendimi me firmën e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu për të sekuestruar në kushtet e emergjencës makinën e blinduar të Saimir Taullaut vjen vetëm 24 orë pasi Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi formularin për vetëdeklarimin e origjinës së pasurisë dhe bizneseve që zotëron, pasi dyshohet se i ka vendosur me aktivitetet të jashtëligjshëm duke qenë se më parë ka qenë dënuar për prodhim dhe shitje droge. 

Saimir Taullau është një personazh i njohur në Lushnje, pasi u ka shpëtuar dy atentateve. Në tetor të vitit 2017, atij iu atentati i fundit por sërish arriti të shpëtojë me vetëm një plumb. Saimir Taullau, njihet si një biznesmen në Lushnje, por aktivitetin e tij e ka zgjeruar edhe në Greqi dhe Itali.

Saimir Taullau, sipas QKR-së rezulton pronar i vetëm i kompanisë “SABA-Taullau 3” me veprimtari në fushën e ndërtimit dhe zbatimit të punimeve, prodhim inertesh e ndërtime rrugësh, projektim, montim dhe shërbim për pikat e karburantit, transport i pasagjerëve për llogari të vetat dhe të personave të tretë dhe shitje karburantesh me pakicë, plus hotel, bar-kafe, lavazh e restorant.

Aktiviteti i kompanisë së Taullaut është zgjeruar në Greqi dhe Itali, por në pasqyrën financiare të deklaruar për 2018, kompania deklaron humbje duke e kthyer atë 'në të falimentuar'. Por Saimir Taullau dyshohet se ka regjistruar pasuritë në emër të palëve të treta.

Familja Taullau njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares. Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje.

Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi. Nga ky moment, banda nisi të vendosë gjoba për familjen, duke përfunduar në vrasjen e Baki Taullaut. Familja e tij, ka patur gjithnjë përplasje me grupin e Aldo Bares, për shkak të një gjobe të vendosur gati 2 dekada më parë me vlerë 500 mijë euro, ngjarje ende nuk është zbardhur.

Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Por kush është Durim Bami?
Durim Bami nga Kruja është një tjetër emër i njohur nga drejtësia, por sidomos nga publiku dhe politika shqiptare. Ai ka qenë dënuar më parë për vjedhje me armë. Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi.

Për këtë atentat të pretenduar në dyert e Prokurorisë përfunduan të gjithë zyrtarët e lartë të shtetit. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit dhe deputetit të PD, Mhill Fufi. Doshi akuzoi në 2015-ën ish-kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, se kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro.

Hetimi, që u udhëhoq nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, nuk mundi të provojë asnjëherë akuzat e Tom Doshit dhe, për pasojë, prokuroria ngriti akuzë “Kallëzim të rremë” për tre personat e sipërcituar, por më pas shpëtuan. Durim Bami në 12 shtator të vitit 2018 u kontrollua nga policia në kuadër të një operacioni të gjerë në Krujë dhe Fushë Krujë. Ai ka qenë shoqëruar disa herë në polici por më pas është lënë i lirë.

1581155894_1581154932page.jpg

Saimir Taullau, Durim Bami, Landi Muharremi 

Procedura nga formulari tek sekuestro
"Përgjigjet e marra prej tyre OFL (por edhe kushtet e emergjencës), i dërgon në SPAK, ku brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.

Me marrjen e masës së sekuestros, çdo pronë e subjekteve do të administrohet nga agjencia e posaçme. Vetëm banesa mund të vazhdojë të përdoret për strehim, por nuk mund të shitet apo të jepet me qira nga subjekti. Të gjitha subjektet e Ligjit Special, pra të gjithë të dënuarit apo të akuzuarit gjatë 30 viteve të fundit, për krimet e parashikuara në këtë ligj, do të kalojnë sitën e provës së ligjshmërisë së pasurisë së tyre.

Asnjë përjashtim nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë dhe çdo përpjekje për të tjetërsuar ndërkohë pronën, duke përdorur familjarë apo të njohur, do të rëndojë të dyja palët. Kujtojmë se Ligji Special parashikon vlerësime dhe hetime specifike të pasurisë edhe për rrethin familjar të personave të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar e krime të rënda" thotë OFL-ja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:42
Report Tv siguron foton/ Ja makina e blinduar e Durim Bamit, sekuestruar nga OFL

1581154876_makinaebamit.jpg

Report Tv ka arritur të sigurojë foton e makinës së blinduar të Durim Bamit. Makina e sekuestruar është e tipit "Audi"ngjyrë të zezë. Sekuestrimi është bërë nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL)

Ora 10:41
Sekuestrohet blindi i Landi Muharremit, ishte në makinë me prokurorin që iu bë atentat

1581154965_LandiMuharremi.jpg

Prokurori Arjan Ndoja Landi Muharremi

Burime për Report Tv pohojnë se Operacioni Forca e Ligjit ka sekuestruar makinën e blinduar të Landi Muharremit, i njohur me pseudonimin 'Rrumi' nga Shijaku. Makina e blinduar e Landi Muharremit është Audi dhe sekuestrimi është bërë mbi dyshimet se është vendosur me veprimtari të jashtëligjshme. Landi Muharremi njihet edhe me emrin Aleksandër Laho, i përshirë në dhunimin e një biznesmeni libanez në vitin 2016, ndërsa ishte në makinë në 1 nëntor të vitit të kaluar në Shkozet kur iu bë atentat prokurorit Arjan Ndoja.

Landi Muharremi 48-vjeç ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja që ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës, është një emër i njohur për policinë. Në shtator të vitit 2016 ai u shpall në kërkim nga policia për rrahjen e biznesmenit libanez Faadi Mitri në sy të gruas dhe vajzës së tij. Biznesmeni u dhunua nga tre persona, njëri prej të cilëve Skënder Kraja, Landi Muharremi dhe kushëriri i tij. Muharremi kishte pretendime mbi pronësinë e sipërfaqes së zonës turistike në zonën e Gjirit të Lalzit ku pritej që të investonte biznesmeni libanez me ndërtimin e një kompleksi, i cili pas dhunimit me shkop bejzbolli u largua nga Shqipëria.

Për ngjarjen u arrestua Skënder Kraja ndërsa Muharremi u shpall në kërkim së bashku me kushëririn e tij, por përfshirja e tyre nuk u faktua zyrtarisht. 'Omnix Albania', kompania e Mitrit do të investonte 450 milionë euro tek Gjiri i Lalzit. Sipas kompanisë Omnix, projekti e shndërronte Shqipërinë në një nga destinacionet kryesore turistike në Ballkan dhe do të kontribuonte në rritjen ekonomike të vendit. Por pas dhunimit fizik qe iu be presidentit te Omnix Fadi Mitri, kompania u terhoq nga investimi ne Shqipëri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kanaler: 08/02/2020 23:19

    Po ketej nga Himara do beni ndonje xhiro te shikoni hotelet luks te krimineleve qe vijn nga Tirana, Fier, Vlore dhe Lushnje.. Ti shikoni me cfar e kan ber, hotelet qe kushtojn miliona euro

    Përgjigju
  • Brutto: 08/02/2020 18:43

    Tani e ka me kollaj hasmi me i hek qafe.Shteti dhe mafia svrasin asnjehere vete.Vrasje me pambuk quhet kjo se keta jane te vdekur qe ecin realisht.Eshte vetem ceshtje kohe.

    Përgjigju
  • Tosi: 08/02/2020 18:04

    Po ky Rrumi i Sukthit ka pushtuar gjysmen e Sukthit. Po oborri i shkolles qe e ka pushtuar dhe ka ngritur dyqane a do i sekuestrohet se eshte turpi i botes, mos u merrni me makina por me oberlin e femijve te shkolles te pushtuar nga Rrumi.

    Përgjigju
  • Indriti Spitalle: 08/02/2020 16:27

    Ne Durres eshte Ervin Krymbi super usjtar i te forteve qe ka ne pronesi disa makina lluksi dhe me rroge nuk i jusrifikon. Pse nuk merret OFL edhe me keto figura te ndyra ne Durres. Ervin Krymbi nuk i justifikon shpenzimet per disa makina lluksi BMW PORCHE BENZ. Te kontrollohet nga policia dhe ti konfiskohen qe edhe populli te kete besim me ne fund.

    Përgjigju
  • Lirie: 08/02/2020 15:01

    po ketij ARTAN DJALA ketu nga ne ne Lezhe, me BMW X5 me shasi te dubluar kur do ja beni viziten ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale