Pas dëborës, sot reshje shiu në të gjithë vendin, disa zona të thella vijojnë të bllokuara

Pas dëborës, sot reshje shiu në të gjithë vendin, disa zona të thella vijojnë të bllokuara

Ditën e sotme sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit priten reshje të dobëta shiu në shumicën e qarqeve, përjashtuar qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ku do të jenë mesatare deri lokalisht intensive. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 5 / 13 °C, në vendet e ulëta: 4 / 11 °C dhe në vendet malore: -3 / 6 °C. Ndërkohë që disa zona të thella në veri dhe verilindje vijojnë që të jenë të bllokuara nga dëbora.

Aksi rrugor Shkodër-Bregu i Lumit është i bllokuar në Malin Shoshit, ndërkohë ka nisur puna prej disa ditësh më dy kompani kontraktuese të cilat po punojnë në dy krahët e këtij segmenti, njëra kompani operon në krahun Pult-Shosh me një fadromë me zinxhir dhe tjetra kompani operon në krahun tjetër të Shoshit me dy fadroma. Aksi rrugor Bogë - Qafë Thore –Theth është gjithashtu i bllokuar, në Qafë Thorë ka rreth 130 cm dëborë.

Në Pukë situata është normalizuar me përjashtim të 2 fshatrave në qytet dhe 2-3 fshatrave ne NJA Rrape dhe Qerret të cilët janë të izoluar. Në Fushë Arrëz po punohet me mjetet e Bashkisë për hapjen e segmentit rrugor të Iballës, por edhe fshatrave Berishë Vendi, Mertur, Levozhe dhe Gralisht, ndërsa në NJA Fierzë janë dy fshatrat të izoluar Apripë Guri, dhe Mzi. Në Kukës po vazhdon puna për hapjen e rrugëve të fshatrave Vile, Shpat, Barruç, Turaj, Cernaleve, Tejdrine e Skavice.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund