Pas dënimit të ‘Gaxhait’, merret i pandehur për futjen e telefonit në qeli dhe shoku i tij, Edmond Leskaj

Edmond Leskaj dhe Gazmend Brakaj (Gaxhai)

Pas dënimit të Gazmend Brakaj ose “Gaxhait” me 1 vit burg për akuzën e “Futjes dhe Mbajtjes së një aparati telefoni” në ambientet e burgut të Peqinit, tashmë prokuroria ka marrë të pandehur shokun e tij.

Edmond (Daniel) Leskaj, nga qyteti i Vlorës i dënuar me 25 vite burg, rezulton të jetë marrë i pandehur dhe çështja kundër tij është dërguar për gjykim në gjykatën e Elbasanit.

Leskajt, gjatë një kontrolli në ambientet e qelisë ku vuan dënimin në burgun e Peqinit, policia e burgjeve i ka gjetur dhe sekuestruar një aparat telefonik “Samsung Galaxy J3”, send ky i palejueshëm në burg.

Leksaj është arrestuar në vitin 2008 në Itali dhe ekstraduar për në Shqipëri në muajin janar 2014, dhe që prej kësaj periudhe mbahet i izoluar në burgun e Peqinit, ku vuan dënimin me 25 vite heqje lirie.

Në ditët në vijim, Leksaj do përballet në gjykatë edhe për akuzën e mbatjes së telefonit në qeli, duke rrezikuar një dënim që varion nga 1 deri në 3 vjet heqje lirie.

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet sjellin bilanc 'lufte' këtë fillimvit, a duhet të konsiderohen si vrasje rrugore?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Në fjalën e lamtumirës, Presidenti Trump uron administratën e re