Pas dështimit të 'Republikës së Re', Basha i rikthehet sloganit të Berishës para 14 vitesh: Koha për ndryshim

Pas dështimit të 'Republikës së Re', Basha i rikthehet sloganit të Berishës para 14 vitesh: Koha për ndryshim

Në mungesë të një alternative të qartë, duket se Lulzim Basha është rikthyer pas në kohë në vitin 2005 për të gjetur frymëzim për të rrëzuar shumicën qeverisëse.

Pasi dështoi me sloganin e  'Republikës së Re' në zgjedhjet e 2017, Basha thotë se tani është “Koha për ndryshim”, një slogan i përdorur nga Sali Berisha 14 vite më parë.

Në zgjedhjet e vitit 2005 Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha përdori sloganin  “Koha për ndryshim” për të ardhur në pushtet përballë PS-së me sloganin “Mbro të ardhmen”.

Lideri demokrat Lulzim Basha gjatë takimit me kryeministrin e Italisë, Giuseppe Conte pas akuzave për qeverinë është shprehur se nuk mund të lejojmë që vendi të izolohet, prandaj është koha për ndryshim.

"Gjatë takimit me Kryeministrin e Italisë, Z. Giuseppe Conte, e falenderova për kontributin që vendi i tij ka dhënë vecanërisht në luftën ndaj krimit, lëndëve narkotike dhe sigurisë për vendin tonë.

Nuk mund të lejojmë më që të na sundojë krimi dhe paligjshmëria. Nuk mund të lejojmë më që për shkak të një njeriu, të izolohet një vend i tërë! Koha për ndryshim!" shkruan Basha.

Dje kryeministri i Italisë Conte u shpreh se qeveria duhet të përgatisë një platformë për daljen nga kriza, ndërsa opozita duhet të ulet në dialog pa kushte.

Takimi i Lulzim Bashes me Giuseppe Conten

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paloqa: 16/10/2019 16:28

    Me idete "brilante"te Sali Kriminelit do shkosh shume lart Luli,mender nje te madh do marresh ne zgjedhjet e 2021,mos u merzit koha kalon shpejt,zhdukuni te dy ti dhe kolera e ketij vendi Sali Krimineli.

    Përgjigju
  • Proka: 16/10/2019 13:36

    Po zot. Basha , PD Ka nevoje per ndryshim, ndryshimi jeni ju,lirojeni vendin per gjeneratat e reja. Merrni me vete dhe zot. Betisha, i beri 75 vjet i ka ikur truri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale