Pas Dhomës së Deputetëve, qeveria Conte merr votëbesimin edhe në Senat

Qeveria e Giuzepe Contes në Itali merr votëbesimin edhe në senat pas parlamentit dhe shmang një krizë të mundshme politike në mes të pandemisë.

Në favor të qeverisë së drejtuar nga Conte votuan 156 senatorë ndërsa kundër 140, 16 abstenuan.

Ky votim ishte i rëndësishëm për vazhdimsinë e qeverisë italiane pas largimit të aleatit të "Viva Italia" Mateo Renzi që largoi dy ministra nga kabineti.

Conte mori një ditë më parë edhe shumicën e votave të deputetëtve në parlament. Përplasja në rradhët e mazhorancës në Itali erdhi për fondet e BE pasi forcat politike kishin qasje të ndryshme.

Fondet e BE për u akorduan për përballimin e pandemise dhe rimëkëmbjes ekonomike.

Me këtë votë që morri Giuzepe Conte në Parlament dhe Senat forcoi pozitat në drejtim të vendit, sidomos në këtë periudhë që të gjithë po përballen me pandeminë.  

E.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shifrat e të infektuarve dhe të vdekurve nga Covid-19 mbeten të larta! Çfarë masash duhen të marrin ekspertët?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Meta paralajmëron PD-në: Nëse Rama fiton zgjedhjet e marr unë drejtimin e opozitës