Pas dorëheqjes Haradinaj relaksohet me nënën, nipin e vëllanë

Pas dorëheqjes Haradinaj relaksohet me nënën, nipin e vëllanë

KOSOVË- Ramush Haradinaj një ditë pas dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit, ka zgjedhur që të kalojë pak kohë me familjarët. Duket se për Haradinajn pas një ditë të vështirë ku me lot në sy njoftoi se është thirrur nga Gjykata Speciale në Hag, e ka patur të nevojshme të jetë pranë familjes.

Ka qenë nipi i tij, Luani i cili mban emrin e vëllait të vrarë të Haradinajt, që ka shpërndarë një foto familjare të ish-kryeministrit të Kosovës. Në këtë foto ishin vëllai i vogël i Haradinajt, Frashëri, dhe nëna e tij Nurija.

Së shpejti Haradinaj pritet që të largohet drejt Hagës për t'u intervistuar në gjykatën Speciale. Ndërsa Kosova pritet që të hyjë në zgedhje të parakohshme. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet