Pas ekzekutimit të Latos, Aliu zgjidhet President i Republikës së vetëshpallur të Çamërisë

Pas ekzekutimit të Latos, Aliu zgjidhet President i Republikës së vetëshpallur të Çamërisë

Pas ekzekutimit të mistershëm të Presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë në ekzil, vendin e tij e ka zënë Ali Aliu. Ai është emëruar nga Këshilli Kombëtar i Republikës së vetëshpallur të Çamërisë dhe do të mbajë postin e Presidentit dhe të Kryeministrit njëkohësisht deri në akreditimin e zgjedhjeve të ardhshme.

Kujtojmë se ish-presidenti i vetëshpallur i Çamërisë, Festim Lato u ekzekutua në Holandë në muajin korrik. Media holandeze shkruan ai u gjet i vdekur dhe i hedhur ne nje kanal përgjatë Nieuwe Ubbergseweg. Ajo raporton se pas Latos ishin vënë pas një numër kreditorësh dhe mendohet se vrasja ka ardhur si pasojë e disa borxheve të pashlyera.

Por kush është zëvendësuesi i ri?
Ali Aliu u lind më 17 . 03. 1968, në Bardhyl (ish- Bradash të Besianës). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Besianë të Dardanisë. Ali Aliu i takon brezit të kryengritësve për Republikën e Kosovës. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht