Pasi festuan Kurban Bajramin në shtëpi, pushuesit nga Kosova marrin rrugën për në Shëngjin! Trafik i rënduar që prej orës 09:00

LEZHË- Mëngjesi i sotëm në Lezhë ka nisur me një trafik të rënduar në rrugët e qytetit. Pas festës së Kurban Bajramit, pushuesit nga Kosova, turistët më besnik në Shqipëri, kanë marrë rrugën drejt plazhit të Shëngjinit, i cili është ndër destinacionet e tyre të preferuara.

Kjo ka sjellë edhe një radhë kilometrike makinash përgjatë aksin Lezhë-Milot dhe në rrugën e Shëngjinit.

Trafiku i rënduar vijon prej orës 09:00 të mëngjesit, teksa ka edhe një prezencë policisë rrugore në disa pika kryesore për të ndihmuar lehtësimin e lëvizjes. Kjo situatë është e përsëritur jo vetën në zonën e Shëngjinit, por në pjesën më të madhe të akseve në zonat bregdetare në vendin tonë gjatë sezonit turistik. Në intervistën e një ditë më parë të ekspertit Artur Sulçe për Report Tv, ai tha se rrugët në Shqipëri nuk mund të përballojnë një fluks kaq të madh, ku vetëm në ditë kalojnë 120 mijë makina në ditë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 21/07/2021 11:17

    Duhen zgjeruar edhe rruget e veriut,jo vetem.ato te jugut.Ndryshe turistet do ikin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata

Sulmet e Metës ndaj Dumanit, Wisner: Shqetësuese, s'kanë vend këtu! Shqiptarët duan drejtësi dhe kjo është e qartë! Nuk angazhohemi me non-grata