Pas gjashtë muajve rikthehet Covid? - E vërteta mbi infeksionin nga koronavirusi

Pas gjashtë muajve rikthehet Covid? - E vërteta mbi infeksionin nga koronavirusi

Një studim holandez i kryer te 10 pacientë meshkuj tregoi se pas infeksionit me 4 nga koronaviruset më të zakonshme, shumica e tyre humbën 50% të sasive të antitrupave pas 6 muajsh dhe 75% brenda një viti.

Nëse tani është vërtetuar gjerësisht se kushdo që bie në kontakt me koronavirusin zhvillon antitrupa (dhe ky është lajmi i mirë), shumë më pak dihet për qëndrueshmërinë e tyre. Sipas një studimi të Universitetit të Amsterdamit, një nga më të rejat në botë imuniteti ndaj Sars-CoV-2 mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj (dhe ky është lajmi më pak i mirë).

Kjo është arsyeja pse studimi holandez vë në pikëpyetje dobinë e futjes së të ashtuquajturave "pasaporta të imunitetit".

Studimi Hollandez

"Në pandeminë aktuale Sars-CoV-2, një pyetje kryesore e pazgjidhur është cilësia dhe kohëzgjatja e imunitetit të fituar tek individët e shëruar" - thuhet në parathënien e studimit, - një pyetje themelore për të kuptuar nëse koronavirusi do të jetë më pak i frikshëm apo njësoi agresiv.

"Koronaviruset në përgjithësi duket se krijojnë imunitet afatshkurtër me humbje të shpejtë të antitrupave", thanë studiuesit, bazuar në studimin e 10 personave për një periudhë 35-vjeçare, nga viti 1985 deri në vitin 2020 me gjithsej 2473 vëzhgime dhe monitorime duke përcaktuar nivelin e antitrupave pas infektimit nga një prej katër koronavirusëve sezonalë, Alphacoronaviruses dhe Betacoronaviruses, dhe periudha  kohore që ka kaluar midis një infeksioni dhe një tjetër infeksioni prej të njëjtit koronavirus. Të dyja analizimet patën një term të përbashkët: ‘alarm’ për imunitetin mbrojtës kundër koronaviruseve, gjetjen e infeksioneve të reja dhe të shpeshta 12 muaj pas të parës dhe një ulje të konsiderueshme të niveleve të antitrupave vetëm gjashtë muaj pas kontraktimit të viruseve.

Shumë pasiguri.

Studiuesit tregojnë se ende nuk është e qartë se sa mund të zgjasë imuniteti mbrojtës për  Covid-19. Sipas studimit, riinfeksioni ka të ngjarë të diktohen nga dy ndryshore: "ekspozimi ndaj virusit dhe cilësia e imunitetit", shkruajnë studiuesit.

Koronaviruset sezonale.

Ekzistojnë katër lloje të koronaviruseve sezonale, të gjitha të lidhura me infeksione përgjatë rrugëve të frymëmarrjes, por kryesisht jot ë rrezikshme. Përveçse shkaktojnë ftohje të zakonshme, të katër viruset janë biologjikisht të ndryshëm: dy prej tyre i përkasin gjinisë Alphacoronavirus, dy të tjerat Betacoronavirus. Këto viruse përdorin molekula karakteristike të receptorëve për të hyrë në një qelizën "e synuar", por jo të gjithë hyjnë në të njëjtin lloj të qelizës epiteliale në mushkëri.

Frekuenca e infeksioneve dhe riinfeksioneve.

Studimi u krye në 10 meshkuj të rritur, filloi në vitin 1985 dhe vazhdoi deri në vitin 2020 në interval të rregullt (çdo 3 muaj para 1989 dhe çdo 6 muaj pas kësaj). Në fillim të studimit, mosha e subjekteve ndryshonte nga 27 në 40 vjeç; para përfundimit të monitorimit, subjektet ishin nga 49 deri në 66 vjeç. Ky hulumtim u aprovua nga Komiteti i Etikës Mjekësore të Qendrës Mjekësore të Universitetit të Amsterdamit.

Dinamika e antitrupave pas infeksionit.

Sipas studimit, në disa raste rikonfeksionet kishin ndodhur gjashtë muaj pas të parit (te dy pacientë) dhe 9 muaj pas (një pacient tjetër), por në shumicën e rasteve riinfektimet nga I njejti koronavirusi kishin dnodhur pas 12 mujash. Po sipas studimit, brenda 6 muajve nga infeksioni, shumica e njerëzve kishin humbur 50% të antitrupave të tyre, duke arritur në 75% pas një viti. Një kthim i plotë në nivelet fillestare të imunitetit ka ndodhur brenda 4 viteve, për gjysmën e infeksioneve të koronavirusit sezonal.

Si përfundim, imuniteti mbrojtës prej koronaviruseve zgjat në një interval kohor që shkon, mesatarisht, nga 6 deri në 12 muaj. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth

Ish konkurrentët e Big Brother së shpejti bëhen prindër! Sara publikon barkun e rrumbullakosur, Bardhi e puth