Pas Greqisë, Italia planifikon të pajisë me dokumente emigrantët që punojnë në bujqësi, përfitojnë mijëra shqiptarë

Pas Greqisë, Italia planifikon të pajisë me dokumente emigrantët që punojnë në bujqësi, përfitojnë mijëra shqiptarë

Foto ilustruese

Italia planifikon të pajisë me dokumente të gjithë emigrantët që punojnë në sektorin e bujqësisë, ku në vendin fqinj ka mijëra shqiptarë që përfitojnë nga kjo.

Ministri i Ekonomisë Roberto Gualtieri njofton disa nga masat që qeveria do të fillojë në favor të bizneseve gjatë javës me dekretin "Relaunch Italia" ose “Rilancia Italia”.

Sipas tij, marrëveshja për rregullimin e emigrantëve në sektorin bujqësor është arritur, ku pranë aplikimit të punëdhënësit do të ketë edhe aplikimin e punëtorit, i cili do të marrë një leje të përkohshme gjashtëmujore, të konvertueshme në një leje pune për nënshkrimin e kontratës, por me kontrolle më të rrepta që vërtetojnë se ai ka punuar më parë në sektorin e bujqësisë.

Nënshkrimi i këtij projektligji prej 55 miliardë eurosh tashmë është njoftuar për tre javë nga ministri.

Në Itali ka rreth 270 mijë kompani në sektorin e tregtisë dhe shërbimeve që rrezikojnë mbylljen përfundimtare nëse kushtet ekonomike nuk përmirësohen me shpejtësi, me një rihapje të plotë në tetor.
Sektorët më të prekur janë shitësit,  dyqanet e rrobave, hotelet, baret dhe restorantet dhe bizneset e lidhura me argëtimin dhe kujdesin personal. 

“Ndërsa, në terma absolut, humbjet më thelbësore do të regjistroheshin midis profesioneve (-49 mijë aktivitete) dhe sektorit të restoranteve (-45 mijë biznese). Për Bankën e Italisë rivendosja e ekonomisë është thelbësore në gjysmën e dytë të vitit 2020 dhe 2021. Ne duhet të vendosim të gjitha burimet publike dhe private dhe energjinë në rimëkëmbjen”,  tha Drejtori i Përgjithshëm Daniele Franco.

Kujtojmë se Greqia dhe Shqipëria kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shtetasve shqiptarë në sektorin e bujqësisë, në vendin fqinj, ku përfitojnë deri në 10 mijë shqiptarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 12/05/2020 18:34

    Bravo Italisë! Të ngrihen e të ikin gjith shqiptaret e jorgjerise e të shkojne ne Itali ose dhe ne Shqiperi, por jo në jorgjeri se atje i shkelene me kembe! Sytë nga atdheu dhe nga Italia e tutje! Nuk kane asnje pune shqiptaret ne jorgjerite!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,

Gjykata Durrës pushoi hetimet për Elvis Roshin, GJKKO: SPAK të hetojë ish-kryetarin e Bashkisë Kavajë,