Pas kërkesës së banorëve zëvendësohet linja e ujit të pijshëm në Shkozë, Veliaj: 62% e kryeqytetit ujë 24 orë

Pas kërkesës së banorëve zëvendësohet linja e ujit të pijshëm në Shkozë, Veliaj: 62% e kryeqytetit ujë 24 orë

UKT-ja e Tiranës ka kryer një ndërhyrje në rrugën 'Spahiu' në zonën e Shkozës duke zëvëndësuar linjën e vjetër me një të re për ujin e pijshëm. Ky investim sipas bashkisë së Tiranës vjen pak ditë pas investimit për dyfishimin e prurjeve në rrjet, ndërkohë që po punohet për të njëjtën gjë edhe në lagje të tjera të Tiranës.

Sipas bashkisë për herë të parë në këto 32 vite, 62 për qind e kryeqytetit ka kaluar në furnizim 24 ujë në ditë, ndërkohë që zonat e tjera kanë përmirësim të konsiderueshëm.

Për këto investime kryetari i bashkisë Tiranë Erion Veliaj është shprehur: “Me investimin e ri në Bovillë, që s’ishte bërë për 30 vitesh, kemi kaluar në 62% të Tiranës me 24 orë ujë. Dyfishimi i prurjeve në Bovillë dhe dyfishimi i filtrimit, na kanë prodhuar një rezultat fantastik në terren.

Megjithatë, do të vazhdojmë testimet dhe më vjen mirë se zona që më përpara e mbulonte Kombinati, pra zona e Astirit dhe Yzberishtit, kanë një rritje të ndjeshme të furnizimit me ujë. Ende s’jemi në24 orë ujë, por nga një herë në ditë me 2-3 orë, të shkosh në 14-15 orë, është si dita me natën. Fakti që banorët janë përgjigjur shumë pozitivisht, do të thotë se duhet të vazhdojmë derisa ta çojmë Tiranën 100%.”

 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilarjani: 06/07/2020 22:35

    Sa per informacion, kombinati ende me 3 ore ne 24ore furnizim !!!

    Përgjigju
  • albi: 01/07/2020 13:43

    62% e Tiranes me uje 24 ore? Cilat zona se na habite!!!! Ose po ja fut kot, ose Zogu i Zi ku jam une qe eshte zone qendrore, ka qimen e derrit dhe futet te 38% pa uje 24 ore....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet