Pas kthimit nga SHBA ku ka marrë pjesë në Asamblenë të OKB-së, Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën Kosovën, së bashku me një pjesë të kabinetit të ri qeveritar, pas fteses së bërë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në letër urimin e dërguar për formimin e qeverisë së re.
7 ditë më parë Albin Kurti e uroi Ramën me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë. Në një letër urimi dërguar Ramës për krijimin e qeverisë së re, Kurti nuk heziton ta ftojë atë të vizitojë Kosovën.
Kësaj ftese Rama iu përgjigj menjëherë pozitivisht, duke konfirmuar praninë e tij në Kosovë menjëherë pasi të kthehet nga Asmableja e OKB. Në një mendje të dy liderat janë treguar sa i përket zhvillimit të një mbledhje të përbashkët të të dy qeverie sa më shpejt.
Në letrën e tij, Kurti shkruan se ky mandat i tretë i Ramës, është po ashtu mundësi e tretë për të realizuar projekte që priten nga shqiptarët në të dy anët e kufirit. Kurti tregohet i gatshëm për të bashkëpunuar për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe shkëmbimit tregtar.
Marrëdhëniet Kurti-Rama nuk kanë qenë asnjëherë të lehta, ku tensionet nuk kanë munguar për çështje të ndryshme, por pavarësisht këtyre duket se nuk mungojnë përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët. Forcimi i marrëdhënieve me Kosovën është edhe pjesë e programit të qeverisë 'Rama 3'.
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.6%
-
Jo
74.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 997
Lajme të tjera
-
Serbia ndalon një kosovar nën dyshime për krime lufte
19 Prill, 13:43
-
Durrës/ Brenda vitit hapet parkimi me energji të vetëprodhuar nga dielli, 400 vende! Godina do ketë zyra e hapësira për evente
19 Prill, 13:14
-
Kurti: Kryetarët në veri largohen vetëm përmes votimeve, e jo bandave
19 Prill, 12:29
-
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB
19 Prill, 07:48
-
U ndalua në Serbi, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
18 Prill, 22:20
-
Skandal bastesh në NBA, basketbollisti përjashtohet përjetë
18 Prill, 19:30
-
Ekspertët: Qytetarët dhe policët e Kosovës nuk u ndaluan në kufirin serb, por u rrëmbyen! Veprimi hakmarrës ndesh me marrëveshjet! Beogradi bëri autogol
18 Prill, 18:58
-
DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
18 Prill, 18:12
-
Bruksel, dështim i ri në bisedimet për dinarin serb! Prishtina e Beogradi fajësojnë njëra tjetrën
18 Prill, 17:28
-
Një vend dedikuar artit dhe kreativitetit, hapet Qendra e Artit, Kulturës dhe Inovacionit në Korçë
18 Prill, 15:29
-
Kurti: Lirohen katër efektivët e ndaluar, zv.drejtori i policisë së Kosovës mbahet ende në Serbi
18 Prill, 11:45
-
Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia
18 Prill, 10:54
Ti flasi vicit , se e po e ve kosoven kunder US njelloj si PD e sales…
PërgjigjuDo ti flasè qè ç,ke me tè. Do ti tregojè se si bèhet shkaktari i 21 janarit, president. Se si bèhen tutorèt dhe drogaxhinjtè, ministra apo gratè e lehta drejtoresha. Se si bèhet fushatè zgjedhore me "ndihmèn" e Tom Doshit dhe mè pas koalicion me tè. Se si shiten interesat kombètare, duke bèrè "tè diturin" dhe tè dashurin e Vuçiç apo Janullave, aty ku duhet heshtje dhe strategji kombètare pèr hapat e duhura. Se si bèhet vèndi rrumpallè, me njè administratè tè korruptuar deri nè palcè, por nè tè njèjtèn kohè, propagandè pa pushim pèr hedhje hi syve qytetarève. Se si i detyron qytetarèt shqiptarè, tè shesin edhe tokèn e bukès, pèr tè bèrè 25 mijè paund, pèr tè hypur djalin nè kamionat qè hyjnè nè Britaninè e madhe. Pèrballè,,do ketè njè shqiptar, por qè meriton respekt ama. Ai, nuk èshtè as drogaxhi, as hajdut dhe as pazarxhi. Ai, e bèn me nder, familjen nga ka dalè dhe èshtè eukuar, ai nuk i shet interesat e kombit tek fqinjèt gjenocidalè. Nuk do ishte keq pèr ne tè vèndit amè, tè fillonim tè analizonim faktet dhe realitetin.