Liderja e opozitare bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya deklaroi se vendimi për të lënë vendin e saj ishte nga më të vështirët që ka marrë, por se ishte e detyruar të largohej për hir të fëmijëve. Në mesazhin e saj tejet emocional ajo theksoi se mendonte se ishte më e fortë, se fushata e elektorale e kishte bërë atë një person të hekurt por ajo vazhdonte të ishte sërish e dobët . Në fjalën e saj ajo theksoi se e kishte marrë vetë vendimin pa u ndier nën presionin e askujt dhe se askush nuk duhet të sakrifikojë jetën vet për asgjë. Tikhanovskaya, tha se për shkak të këtij vendimi mund ta urrenin shumë njerëz që ta por ajo nuk kishte mënyrë tjetër të vepruari.
Më herët Ministri i Jashtëm lituanez, reagoi me anë të një postimi në tëitter duke thënë se ajo ishte e sigurtë në Lituani. Ministri lituanez deklaroi më vonë për BBC se Tikhanovskaya ishte mbajtur nën arrest për 7 orë. Sipas tij ajo u largua nga vendi si pjesë e marrëveshjes për të liriruar menaxheren e saj të fushatës Maria Moroz, e arrestuar të Premten në mbrëmje. Rezultatet paraprake të votimeve e nxjerrin fitues Presidentin Aleksandër Lukashenko me 80% të votave, por ka pasur pretendime të shumta për mashtrim. Ndërkohë që ka pasur përplasje të dhunshme midis policisë dhe protestuesve gjatë dy netëve që nga mbajtja e zgjedhjeve.
Përgatiti Suada Mehmetaj
Lajmi kryesor:
Protesta në Bjellorusi/ Liderja e opozitës lë vendin dhe strehohet në Lituani: U largova për hir të fëmijëve (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2812
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Luleshtrydhja e Fierit nën 50 lekë/kg! Fermerët në protestë, derdhin arkat në rrugë
30 Mars, 10:17
-
Brukseli në kaos, fermerët hedhin pleh organik në rrugë
29 Mars, 10:32
-
Zgjedhje nën masa të rrepta sigurie në Bjellorusi! Reagon DASH: Të turpshme, u mbajtën nën frikë
25 Shkurt, 22:02
-
Bjellorusi/ Vdes në burg gazetari dhe opozitari i Lukashenkos, Igor Lednik
20 Shkurt, 21:15
-
Fermerët grekë pushtojnë Athinën: “Pa ne, çfarë do të hani?”
20 Shkurt, 15:21
-
Mero Baze ironizon Berishën: Po i kërkojnë të marrë kallashin, por leje ka të shkojë deri në WC
20 Shkurt, 10:12
-
Rithemelimi thërret protetë nesër para kryeministrisë, mbi 1 mijë policë në gatishmëri, rrugët që do të bllokohen
19 Shkurt, 13:14
-
Protestat e ardhshme të PD-së, si ëndrrat tona kibernetike
4 Shkurt, 19:50
-
Qindra persona protestojnë në republikën ruse Bashkortostan, shkak dënimi 'i padrejtë' i një aktivisti
19 Janar, 21:37
-
Presidenti i Bjellorusisë nënshkruan ligjin që i jep atij imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale
5 Janar, 09:44
-
VIDEO/ Protesta kundër masave ekonomike, mijëra protestues marshojnë në Argjentinë
28 Dhjetor 2023, 09:35
-
Report Tv sjell pamjet ekskluzive me dron, pak militantë në protestën e Berishës
27 Dhjetor 2023, 10:18