Rama, shkodranëve: Unë jam komunisti dhe Saliu demokrati?! A jeni në vete apo jo?! Po mbahet peng ende sot Shkodra nga Enver Hoxha përmes PD-së

Nga kryeqendra e veriut të vendit, qarku i vetëm i madh në vend që njihet si bastion i Partisë Demokratike, kreu i PS-së Rama u tregua më i drejpërdrejtë se në asnjë vend tjetër. Ia tha hapur shkodranëve mendimin e tij për votën e tyre pro demokratëve pasi e konsiderojnë veten antikomunistë.

"Me mua e luftonte komunizmin ju? Unë komunisti dhe Saliu demokrati? A jeni në vete apo jo?", ishte thirrja e fortë e Ramës.

Kryeministri tha se ky qytet është më i prapambeturi dhe kjo për shkak të Partisë Demokratike. Teksa theksoi se vite më parë ky qytet ka luftuar komunizmin, sot ka mbetur peng nga Enver Hoxha përmes Partisë Demokratike.

Nga Shkodra Rama nuk la pa përmendur projektet e zhvillimit për të gjithë qarkun, ndërkohë që e kishte nga një mesazh edhe për Lulzim Bashën apo Presidentin Meta.

Me këtë takim Kryeministri e mbylli fushatën elektorale në Qarkun e Shkodrës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:52
Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot para Shkodrës

1560848875_voltana.jpg

Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama, sot në Shkodër. Ademi shkruan se Rama është një komunist dhe këtë gjë e demonstroi sot para Shkodrës.

‘Apologjia e humbjes e një individi të pashpresë! Pas 8 viteve persekutim të Shkodrës, pranuar edhe me gojën e tij, nuk e kupton akoma pse nuk e duan shkodranët, pse nuk e kanë votuar dhe nuk do ta votojnë jo vetëm me #25Prill por asnjëherë! Sot nga Shkodra, iu kthye “humorit të zi”, duke i kujtuar persekucionin komunist, djali i atij që firmosi varjen në litar të një shkrimtari si Havzi Nela!

Po, ti je komunist dhe e demonstrove sot atë para Shkodrës, e cila të njeh dhe ta ka dhënë përgjigjen ashtu siç e ke merituar! Po, ne jemi antikomunistë! Kemi qenë e do të jemi sepse kemi lindur të lirë dhe kështu do të qendrojmë!

Diversionet e ulta në Shkodër, fryma e përçarjes që kërkon të mbjellësh do të jetë fillimi i ndëshkimit tënd nga shkodranët e shqiptarët me #25Prill. Për 45 vite i rezistuam diktatorit komunist dhe për 10 ditë, do të bëjmë të dorëzohet edhe Edveri!

Ti as nuk e ke njohur e nuk do ta njohësh kurrrë Shkodrën. Ti nuk e ke vlerësuar dhe nuk mund ta vlerësosh kurrë atë, edhe pse rrekesh të gjesh lidhje në këtë qytet. Duke i përmendur, vetëm i ndot ata, kontributin dhe kujtimin e tyre në këtë qytet.

Ora jote po pushon, po ndalet! Pas 10 ditëve ti do të jesh thjesht një pensionist në politikë. Nga Shkodra do të vijë humbja që e ke merituar si askush tjetër në këtë vend!’- tha Rama.

Ora 19:08
Rama: Jam i gatshëm që të bashkëpunoj me çdo shqiptar përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës

Kryeministri Edi Rama ka thënë nga Shkodra se është i gatshëm që të bashkëpunoj me çdo shqiptar, përveç Metës dhe Berishës, pasi sipas tij ato janë pengmarrësit e PD dhe Lulzim Bashës.

‘Unë jam gati të bashkëpunoj me çdo shqiptar përveç Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kjo nuk është personale, por ato janë pengmarrësit e PD dhe Lulzim Bashës. Jam i gatshëm të bashkëpunoj me PD dhe Lulzim Bashën pasi nëse politika i lë konfliktet e veta dhe merret me si ta bëjmë Shqipërinë kampione në Ballkan, për shoqërinë dixhitale etj. Këtë e bën politika, sigurisht kjo nuk ka lidhje me zgjedhjet, kjo ka lidhje me vullnetin për t’i dhënë politikës në fuqi më të madhe që të bëjë sa më shumë për njerëzit.’- tha Rama.

Ora 18:55
Rama i kthehet qytetarit në Shkodër: Se ça ka ai me nënën time që është në botën tjetër! Ajo është PD-ja në fakt

Kryeministri Edi Rama iu kthye një qytetari në Shkodër, i cili e shau nga nëna e tij. Rama tha se ai është fytyra e Partisë Demokratike në Shkodër, pasi i ka thënë partia që të bëjë atë veprim.

‘Se çka ai me nënë time, ai andej!? Ajo është demokracia? Ajo është Partisë Demokratike në fakt. Një njeri atje që më dërgon dëshirën e tij lidhur me nënën time që është në botën tjetër. Ajo është Partia Demokratike e Shkodrës, ai është një që i kanë thënë shko e thuaj atë të nënës, atij që po flet. Ajo është demokracia në Shkodër? Shkodra ka mbetur e fundit dhe thonë në vazhdojmë që të rrimë të fundit por komunizmit si dorëzohemi, siç thoshte Enver Hoxha që do të rrimë të fundit e kapitalizmit nuk i dorëzohemi.’- tha Rama.

Ora 18:41
Rama ironizon Bashën: ‘Dhëndrit’ në Lezhë i kishin shtruar rrugën me sheqer dhe premtonte lekë, lekë, lëkë

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka ironizuar kryetarin e PD-së Lulzim Bashën, duke thënë se dhëndrit i shtronin rrugën me sheqer dhe premton lekë, lekë, lekë. Rama tha se në Shkodër nuk është bërë mjaftueshëm, por është i sigurt që me listën e kandidatëve për deputetë që ka zgjedhur, është një listë e denjë që i përfaqëson të gjithë.

‘Në Lezhë i kishin shtruar rrugën me sheqer dhëndrit. Dhe fillon me premtime lekë lekë, lekë! Për mua është shumë e qartë dhe dua të bëj shumë të qartë edhe për të tjerët unë nuk mendoj se PS nuk ka bërë mjaftueshëm. Nuk ka dhënë prova të mjaftueshëm për të bindur çdo qytetar të Shkodrës dhe që nuk është në grupin e atyre me qafën e trashë, por e kam prarasysh shumë mirë që qytetarët të cilët thonë se nuk jam me asnjë parti. Unë i mirëkuptoj që kur shkojnë në hipotekë edhe ju nxihet jeta. Kur shohin sesi nga vota lindin drejtorë. Jam krenar sepse mendoj se kam ardhur me njerëz që janë prova sipas meje e sigurtë që ne në të shkuarën, nuk kemi pasur një ofertë bindëse, unë nuk e dua PS-në një parti që jeton me veten dhe për vete, por për të gjithë.’- tha Rama.

Ora 18:31
Rama, shkodranëve: Unë jam komunisti dhe Saliu demokrati?! A jeni në vete apo jo?!

 

Kryeministri Rama pati një apel për të gjithë shkodranët në aktivitetin përmbyllës të fushatës në këtë qark.

"Jozefina Topalli nuk është shoqja ime. Por Jozefina Topalli tradhtare? Me çipin që i ka vënë në tru Enver Hoxha. Me mua e luftonte komunizmin ju? Unë komunisti dhe Saliu demokrati? A jeni në vete apo jo? Kush janë komunistët këtu, Edona, Benet apo Paulini? Si ka mundësi që në këtë vend që nxorri Migjenin, Luigj Gurakuqin e mijëra të tjerë mbiu e mbrapshtë bashkë me lirinë fara e poshtër e totalitarizmit komunist prej tyre që morën në dorë flamurin e PD-së", tha Rama.

Ora 18:29
Rama: Shkodrën e mban peng ende sot Enver Hoxha përmes Partisë Demokratike

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra tha se ky qytet është më i prapambeturi dhe kjo për shkak të Partisë Demokratike. Teksa theksoi se vite më parë ky qytet ka luftuar komunizmin, sot ka mbetur peng nga Enver Hoxha përmes Partisë Demokratike.

‘Më dhanë këtë bluzë, me parashikimin tim të rezultatit, por më kujtuan një shokun tim të kohës kur luaja basketboll, që ishte me i bukur, shumë më i bukur, më i shpejtë shumë më i shpejtë shumë më i talentuar se Sokol Kala. Dua nga këtu ta përshnes, është në Itali. Dua të përshëndes edhe disa të tjera, që ishin çunat më të bukur të Shkodrës. Ishte lirshëm fare që të flisje kundër diktaturës, kundër atyre që për fat të keq e mbajnë Shkodrën peng akoma, e kanë kthyer Shkodrën në viktimën e hakmarrjes së tyre.

Shkodra kurrë nuk e deshi diktaturën, gjithmonë diti ta ruante me shumë sakrificë, zjarrin e besimit, tek zoti, tek Shkodra tek liria. Po u them gjithë Shkodranëve një gjë si kjo dritë që unë shoh se PD e Shkodrës nuk është asgjë tjetër por fiks siç Enver Hoxha do të donte të ishte PD. Enver Hoxha në emër të luftës kundër komunizmit, i mbajtur peng. Vendi më i prapambetur i Shqipërisë.’- tha Rama.

Ora 18:20
Beqaj: Është detyra jonë ta bëjmë Shkodrën siç duhet, të bëhemi të gjithë bashkë

 

Drejtuesi politik i PS-së në Shkodër, Ilir Beqaj, ftoi shkodranët që të bëhen bashkë për ta ndryshuar Shkodrën.

"Është detyra jonë ta bëjmë Shkodrën siç duhet.  Nëse shikoni bashkitë që drejtohen nga socialistët e kuptoni se ç'ka bërë Edi Rama për veriun. Këtë duam ta bëjmë edhe për Shkodrën ndaj na duhet ndihma juaj. Prioriteti ynë është Shkodra ndaj mesazhi im është për demokratët që të bëhemi bashkë dhe ta bëjmë Shkodrën. Ky mandat duhet të vazhdojë për rrugën e Dukagjinit, për spitalin e Shkodrës, për shkodrën universitare, duhet të vazhdojë liqenin e Vaut të Dejës, duhet të vazhdojë për të gjitha projektet", tha Beqaj.

Ora 18:15
Benet Beci: Kemi projekte për tranformimin e Shkodrës dhe zhvillimin ekonomik, ne kemi treguar se i realizojmë

 

Kandidati i renditur i treti i PS-së në Qarkun Shkodër, Benet Beci, tha se plani i PS-së është që në mandatin e ardhshëm të impletojmë një sërë projektesh që do të tranformojnë të gjithë zonën.

"Ne kemi projektet që e fusin Shkodrën në ritmet e zhvillimit. Ne kemi projekte në vazhdim nga Velipoja deri në Vermosh. Bukuritë natyrore të Shkodrës do të jenë një e mirë, një e ardhur, për popullin e Shkodrës. Shkodra do të marrë ritmin e zhvillimit në të gjithë vendin. Janë një sërë projektesh konkrete dhe e kemi provuar që i bëjmë. Do të sjellim një transformim rrënjësor të qytetit të Shkodrës",  tha Beci.

 

Ora 18:13
‘Nuk do ta mbaj rininë me birra’ kandidatja e PS-së Edona Bilali: Do t’i rri kryeministrit pas dere derisa të kemi zyrën e inovacionit në Shkodër

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë në Shkodër, Edona Bilali tha se njerëzit as nuk e besonin se ishte ajo do të merrej me politikë. Bilali tha se ajo nuk mund të ndihej rehat në vendin e saj të punës, kur qyteti është mbuluar nga një re gri.

Ajo tha se nuk do të jetë një deputete që premton vende pune, por do të përpiqet që të sjellë kompani të huaja në Shkodër që të krijojnë vend epune. Po ashtu Bilali tha se nuk do ta mbajë rininë me birra, por do të trokasë në derën e  kryeministrit që të hape zyra inovacioni në Shkodër.

‘Më merrnin njerzit dhe më thonin, Edonë a je ti? Isha shumë mirë dhe shumë rehatë në profesionin tim. Isha reahat për vete, por a jam unë rehat kur qyteti që dua është siç është sot i mbuluar nga një re gri. E vetmja gjë që ka fillu me e zbardh pak Shkodrën është Shiroka, që faktikisht është rrezja e shpresës që i ka hapur retë e Shkodrës.

Unë e di që nuk do të jem një deputete që premton vende pune, por do të trokos derë më deë për më pru kopmani të huaja në Shkodër që ato ti hapin vendet e punës. Nuk dot ti mbaj rininë me birra por do ti rri pas derës kryeministrit derisa Shkodra të ketë zyrën e vetë të inovacionit, dhe pastaj sigurisht që do ti pi edhe birrat me to.’- tha Bilali.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/04/2021 03:11

    //ZOTI I PAFTE//, pse te mos ju mbaje fjalim kryetari i partise se 8 nentorit?!Juve keni 30 vjet qe degjoni e votoni me besnikeri te verber KRYETARIN qe e nderroi datelindjen ne 15 tetor,qe t'a kishte Enverin prane zemres,jo vetem me teser e post partiak,por dhe me certifikate datelindjeje;KRYETARIN qe ishte aq i besuar sa ishte pjese e ekipit mjekesor personal,per Ate dhe Byrone;KRYETARIN qe ishte aq i besuar e kishte kaq miqesi te ngushte,sa ka dale shetitje e ka bere foto me familjen e TIJ!!!

    Përgjigju
  • sali: 15/04/2021 23:46

    Shkodranet fatekeqesisht kane mbetur ne vitin 1990 ne logore,Ju ka hedhur trute e gomarit komunisti antikomunsit Sali Berisha ,dhe per hir te tifozllekut dhe bese te dhene ketij fatekeqesije te Shqiperise jane dakort ti vene pas atij dhe ne boten tjeterpa menduar per vehten e tyre te ardhmen e femijeve te tyre,Kot na kane ginjyer shkodra djepi kultures,Realiteti tregon te kunderten

    Përgjigju
  • Gjynah: 15/04/2021 22:45

    Eshte per te ardhur keq qe shkodranet “e mencur”, vazhdojne ende pas 30 vitesh luften kunder komunizmit “PS-s”, kur kjo PS komuniste eshte b/puntori me i madh i BE-USA. Nderkohe PD-s “anti-komuniste”, i eshte permendur nga US se “kaluat vijen e kuqe, dhe “po vazhduat keshtu rrezikoni te hyni ne organizat e ndaluara”! Po injotanca eshte e pa shprese, vazhdoni vototoni “venecian” ...

    Përgjigju
  • Tata: 15/04/2021 22:42

    Cfare plehre qe eshte, i degjeneruar komplet. Bashkepunoj me te gjithe thote, vec Berishes dhe Metes. Po mire, ai ishte ky qe ne 2009 ndryshoi kushtetuten duke BASHKEPUNUAR me Berishen? Ne menyre qe te kontrollonte ne nje dore kandidimet per deputet ne PS? Ky gjeja qe bie ere koke e kembe thote nuk bashkepunoj me keta. Po ne zgjedhjet lokale a nuk bashkepunonte me Meten ? Po ne 2013 a nuk bashkepunoi me Meten dhe mori timon e tepsi? Pra qelbesi thote nuk bashkepunoj me me keta. Berisha nuk ka me tager per bashkepunim dhe as Meta. Keshtu qe ca muti do bashkepunoje ky dhjeramani me keta? Ah po, kemi dhe nje tjeter lloj bashkepunimi, ai institucional. Dhe qe ky idioti e ka per detyre te bashkepunoje me Presidentin. E shikoni more njerez se cfare injoranti dhe ligaveci eshte ky? Komplet palle.

    Përgjigju
  • Zoti i pafte!: 15/04/2021 22:15

    Kush flet mor kush flet kryetari i partise se 8 nentorit

    Përgjigju
    • Lui: 15/04/2021 23:18

      Ju shkodranet jeni populli me abstrakt ne lidhje me politiken. Hiqeni si antikomuniste, dhe keni 30 vjet qe votoni nje ish komunist dhe mbi te gjitha ish sekretar partie. Keni votuar Saliun si antikomunist, dhe sot pas 30 viteve jeni bere totalisht abstrakt, dmth pakuptim ne lidhje me nuhatjen politike. Rrini me PD, se keshtu vini ne jete dhe betimin e komunisteve, edhe bar do hame, edhe parimet nuk i shkelim. Edhe ju, 100 here te permbytemi nga Saliu, gjithmone atij do ia japim voton. Me vjen keq por nuk me mbetet gje tjeter vec te them fali o Zot se nuk e dine cfare bejne.

  • Shkodrani: 15/04/2021 22:11

    Fatkeqsisht Rama diskriminon Shkodren sepse mendon qe Shkodra eshte Voltana.Nuk asht shkodran ai qe shan nga nana e vdekur..ai asht nji injorant i zbritur nga malet.

    Përgjigju
  • shkoder locja: 15/04/2021 21:32

    Po tash u kujtove per salen o burre mas 8 vitesh qe nejte ne pushtet, or cdo bash per shkodren po leje salen se e ka tash ne terezi o mashtrus qe sdi ca me rrejt

    Përgjigju
  • meri: 15/04/2021 21:16

    Gojeqelberit qe " nuk kan ça i bejne gomarit,dhe i bjen somarit" kerkojne te ofendojne dike ,duke perdorur nji fjalor te ulet kunder nenes se tij,ne koke nuk ka tru por...,ko.e .Duke ofenduar NENEN e dikujt ,ke ofenduar Gjyshen ,Nenen,Motren,Gruan,Vajzen tende,dhe ketyre maskarenjeve duhet:o ti pritet gjuha ,o duhen tredhur...

    Përgjigju
  • Genti: 15/04/2021 20:00

    Kjo Voltana akoma nuk e ka kuptu se eshte zero ne shkoder

    Përgjigju
  • karloprroni: 15/04/2021 19:53

    po nga ti e kishim ilir hajnin , fute ne nburg e konfiskonia arin qe ia vodhi shqipetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës