Pas Metës në Shqipëri edhe Haradinaj i quan referendum zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt

Pas Metës në Shqipëri edhe Haradinaj i quan referendum zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt

Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Pas presidentit Ilir Meta në Shqipëri edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i quan referendum zgjedhjet në Kosovë më 14 shkurt, për anëtarësim në NATO i cili sipas tij duhet të ndodh deri në vitin 2024.

Në të kundërtën, pretendenti për president të vendit tha se zgjidhja e vetme mbetet bashkimi me Shqipërinë.

“Më 14 shkurt në një mënyrë është referendumi për NATO. Kujtë i konvenon Kosova në NATO, ju e dini është popullit të Kosovës, rajonit, por edhe NATO-së dhe aleatëve tonë të sigurisë. Kush është kundër dihet që është Rusia, Serbia dhe aleatët e tyre”, tha ai.

Sipas mediave kosovare, Lideri i AAK-së tha se paralajmërimet për bashkim me Shqipërinë nuk i befasojnë as aleatët e Kosovës.

“Neve po na harxhohet koha e pritjes pa kufi për me u bë anëtarë i NATO-s si Kosovë, ose si shtet i pavarur ashtu siç jemi nis. Në këtë rast Kosovës i mbetet vetëm një rrugë, s’ka rrugë tjetër është bashkimi me Shqipërinë që është diçka e natyrshme që po vjen. Edhe aleatët e Kosovës të gjithë e kuptojnë se Kosova iu dha atyre kohë, iu dha 25 vjet se kemi thënë deri në vitin 2024 nuk jemi në dyer të NATO-s, atëherë nuk na mbetët tjetër pos me u marrë vesh për me hy të bashkuar. Unë besoj se edhe aleatët tonë e vlerësojnë kohën që iu kemi dhënë opsionit për me hy në NATO si Kosovë e pavarur. Prandaj jam i bindur që do të na jepnin leje dhe përkrahje për bashkim me Shqipërinë. Pra kjo është një opsion real që mund të ndodh”, tha ai.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hijena: 26/01/2021 18:18

    Njeri me hajdut se tjetri. Do jete nje referendum per tju hedhur ju dhe maskarenjte si ju ne koshin e plehrave njehere e mire.

    Përgjigju
  • Neanderthal: 26/01/2021 16:45

    Çfarë Politike Folklorike, që ka Kombi..??!! Ja dy Barinj të nginjun...,dru me pre!

    Përgjigju
    • delja: 26/01/2021 18:55

      mos ofendo barinjte o njeri se jane njerez punetor dhe te ndershem.mund te thuash jan dy mutra te hales se politkes tone.i shkon me shume....dmth jam i bindur qe jane dy m..ra nga halja

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër

Greqi/ Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votojnë kundër