Pas Mihalit, tani Griseldo dhe Albano...

Pas Mihalit, tani Griseldo dhe Albano...

Ndërkohë që ende diskutohet për dy levrekët që bënë të shpërthejë marrëzia e Mihal Kokëdhimës ndaj një grupi turistësh spanjollë, kronika na çon në disa pika ujë që rridhnin nga një kondicioner, të cilat ishin shkaku i vrasjes së punëtorit të ri Indrit Çelaj. Vrasësit janë dy vëllezër, Griseldo dhe Albano Kusi, djemtë e pronarit të shtëpisë ku punëtori po montonte kondicionerin, i cili, për fat të keq të tij, pikonte.

Nëse Mihali do të kishte patur një pistoletë, ndoshta do t’i kishte vrarë spanjollët, pikërisht ashtu sikurse Griseldo dhe Albano vranë punëtorin. A do të ishte i nxehti ekstrem i këtyre ditëve shpjegimi për reagimin e çmendur të shumë Mihalëve, Griseldove dhe Albanove, të cilët rrezikojmë t’i hasim përballë çdo ditë pa e ditur?

Jo, nuk faji i vapës. Faji është i një kulture të dhunës, që është bërë pjesë e gjuhës së përditshme dhe brenda së cilës jemi zhytur 24 orë në ditë. Faji është i abuzimit që bëjmë me fjalët, të cilave iu japim më shumë peshë se sa meritojnë.

Faji është i politikës, e cila, e verbuar nga urrejtja njësoj si Mihali, si Griseldo, si Albano, përpiqet të asgjësojë kundërshtarin e vet sikurse kanë bërë ata: duke përdorur forcën që kanë në dispozicion, e  cila mund të jetë forcë fizike, forcë me armë apo forcë me fjalë. Pasi, nëse çdo gjë rreth nesh përkufizohet çdo ditë si “kriminale”, edhe fjala “krim” bëhet normale. Dhe të gjithë, pa e ditur, bëhemi kriminelë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 23/08/2019 22:48

    Jo moj jo, s ka lidhje gjaknxehtesia e shqiptarit. Kur denoni Dritan Dajtin 25 vjet qe u mori jeten 4 policeve, kur nxirrni nga burgu Lul Berishen qe ka ber namin ne Durres, kur lejoni qe kokedhimja te ngre local mbi kishen shekullore dhe vazhdon biznes me vite pa takes, pa asnje leje apo kontroll nga shteti nuk e ka populli fajin e ka mungesa e shtetit. Populli shqiptar, amerikan apo vjetnamez eshte njesoj, me te njejtat aspirate, te rrisim femijet te behen te zotet e vetes dhe te nxjerrim buken e gojes.

    Përgjigju
  • Lani: 23/08/2019 16:28

    Fai esht sistemi i djetesis qe nuk funksionon, edhe kur funksionon ben me shum dom me vendimet qe marrin ne menyr korruptive ku kriminel te rresikshem jan ne qarkullim, o ne burgje ku kan telefona e komandojn

    Përgjigju
  • Si duhet te veproni kur u del perpara nje skiptar?: 23/08/2019 15:51

    Manual per ne vendin e shqiponjave: -Ne se keni mundesi te ndryshoni rruge,kjo eshte keshilla me e mire,perndryshe ja lironi krejt rrugen. -Beni kujdes qe mos ta veshtroni ne sy,por i ulni syte per toke. -Ne se ju kerkon konfirmimin per ndonje gje pergjigjuni duke tundur koken. Kujdes!Shqiptaret pohimin me ane te levizjes se kokes e kane ndryshe nga europjanet.Shiko manualin e Bathores. -Gjate miratimit te fjaleve te shqiptarit mundohuni te mos buzeqeshni. Buzeqeshja mund te perdoret me shume kujdes sidomos ne se jeni femer. -Ne se shpetoni gjalle keaj here mendohuni mire para se te vendosni per tu rikthyer ne vendin e shqiponjave. -Jeni i lutur te plotesoni manualin me pervojen tuaj

    Përgjigju
    • Fredi: 26/10/2019 09:17

      Ik ore katnar bajg

  • Beni: 23/08/2019 14:50

    Faji eshte i gjykatave,sepse kriminelet kur bejne nje vrasje nuk mendojne qe do denohen me burgim te perjetshem

    Përgjigju
  • Erik: 23/08/2019 13:59

    Politika ka vendin e vet te fajit, por fajin kryesor ne kete vend e ka drejtesia e korruptuar qe nuk i ka vene pikat mbi i qe ne fillim. U ka marre parate dhe i ka liruar Mihalet, Albanot dhe Griseldot. U ka bere ndere Berisheve, Metave, Bashave dhe ata bejne thirrje per vellavrasje dhe djegie vendi sot. Po t'u kishte treguar drejtesia vendin me kohe sot do ishim nje vend me normal per te jetuar dhe debatuar.

    Përgjigju
    • Labi: 23/08/2019 16:16

      Jam me mendimet e Enrikut dhe Florit.Shqiperia dhe shqiptaret do te shpetojne kur te shkojne pas hekurave Ilir Floriri,Sali Krimineli,Lulush Karabushi,Fatmir Gerdeci dhe te gjithe ata dhe ato prokurore e gjyqetare te koruptuar.

    • Flori: 23/08/2019 14:33

      Erik shume e vertete. Nuk mundet te harrojme ckane bere Berisha Meta dhe Basha me drejtesine. Fryt i se ciles jane keto masakra qe ndodhin. Yyyyttt rrace e poshter.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen