Pas përjashtimit nga Kuvendit, reagon Gjoni: Nuk ma mbyllin dot gojën (VIDEO)

Menjëherë pas përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ka reaguar edhe deputeti Ralf Gjoni. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjoni thotë se pavarësisht këtij veprimi nga partia mëmë, siç e quan ai,  nuk mund t'ia mbyllin dot gojën.

Reagimi i Ralf Gjonit

Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!

7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.

Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi.

Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.

Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur).

Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop do kenë.

Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.

Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!

 


Lajmi kryesor:

Shpërndau lëpirëse, Kuvendi e përjashton me 10 ditë! Reagon Ralf Gjoni: Deputetët e opozitës po blihen për të kaluar draftin e fshehtë PS-PD për zgjedhoren (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur

Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur