Mbyllet parku i Syrit të Kaltër/ Klosi: Gangrenë e turizmit si menaxhohet, kemi gati plan për vitin 2020 (VIDEO)

SARANDË- Mbyllet përkohësisht parku i Syrit të Kaltër. Mësohet se ky vendim është marrë për shkaqe sigurie, pasi ka rrezik për rrëshqitje të disa gurëve të cilët mund të rrezikojnë jetën e turistëve. Ditën e djeshme si pasojë e rrëshqitjes u plagosën 2 turistë, një prej të cilëve grekë dhe tjetri izraelit. Ministri i Turizmit Blendi Klosi dhe zv. kryetar i Komitetit të pasurive Nënujore në Unesco Auron Tare kanë vënë në dukje se ky park ka probleme të theksuara për sa i përket menaxhimit.  Klosi u shpreh se qeveria ka një plan gati për vitin 2020 për këtë park kombëtar.

Një prej pronarëve të bizneseve pranë parkut të Syrit të Kaltër, tregon edhe ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme. Ai tregon se aksidenti ishte i papritur.

"Ra shumë shi i madh dhe gjatë shiut u shkëput një shkëmb nga 3 metra lartësi. Goditi një turist të huaj. Më vonë e mora vesh që ishte Izraelit. Dy u plagosën. Ishte për shkaqe natyrore. Ishte e papritur unë kam 22 vjet që operoj këtu me biznesin tim dhe nuk ka bërë vaki me u shkëput një gur kështu. Shërbimi mjekësor erdhi menjëherë. Me barela, me mjek. Ishte në kohën e duhur. Edhe emergjencat civile, zjarrfikëset bashkia", thotë pronari i biznesit.

 Parku i syrit të Kaltër është mjaft i preferuar nga turistët vendas por edhe të huaj që zgjedhin të vizitojnë Shqipërinë.

Guri i rrëzuar te 'Syri i Kaltër'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Auron Tare: Mbyllja e Syrit të Kaltër në këtë sezon nuk është goditje e madhe! Menaxhimi s'duhet të marrë vetëm lekët e biletës

Auron Tare zv. kryetar i Komitetit të pasurive Nënujore në Unesco ka thënë në një lidhje telefonike për Report Tv se ky mbyllja e parkut Kombëtar të Syrit të Kaltër nuk do të dëmtojë imazhin e tij duke qenë se në këtë sezon nuk është shumë i frekuentuar. Tare tha se në Shqipëri duhet një menaxhim profesional dhe rifreskim i planit të turizmit.

"Unë mendoj se kjo hap një debat tjetër mbi ruajtjen e këtyre zonave. Në Butrint turizmi është shumë i lartë. Ka modele në të gjithë botën ku këto vende edhe vizitohen edhe ruajën aspektin e tyre magjik sepse ti nuk do të shkosh në një vend me 2000 veta rreth teje. Është një lloj punë më vete dhe nuk e di nëse këto zona kanë ekipi menaxhimi. Nuk e di çfarë menaxhimi i bëjnë këtyre zonave përveç marrjes së biletës. Gjëra të tilla ndodhin kudo në botë. Po të shkosh në Pragë mund të plagosesh edhe duke hipur në autobus, por për t'i shmangur këto, duhet menaxhim profesional, me guida dhe plan në rast të një ngjarje të papritur. Gjëra të tilla do ndodhin në male apo kanione. Këto gjëra ndodhi. Sa më shumë turistë të ketë në Shqipëri aq më shumë problematika do kemi. Nuk është ndonjë goditje e madhe sepse tani fillon edhe sezoni i dimrit. Të gjithë këto janë çështje të menazhimit sepse turistët duhet të jenë të shoqëruar me gudia që njohin zonën. Sepse po të ndodhë gjithçka duhet të ketë gatishmëri. Plani i menaxhimit duhet rifreskuar. Në Shqipëri nuk ka plane menaxhimi të mirëfillta sepse njerëzit duhet të dinë si të reagojnë", u shpreh Tare.

Ora 15:58
Klosi: Syri i Kaltër, gangrenë e turizmit si menaxhohet, kemi gati plan për vitin 2020

Një gangrenë e turizmit shqiptar, e ka cilësuar ministri i i Turizmit, Blendi Klosi, Syrin e Kaltër, sipas së cilit përveç bukurive natyrore, nuk ofron asnjë tjetër. Klosi tha se mënyra se menaxhohet një nga stacionet më të bukura turistike të vendit tonë, është shumë e vjetër, për këtë ka njoftuar se është përgatitur një plan që parashikon një investim  të plot me buxhetin e vitit 2020.

"Për sa i përket Syrit të Kaltër është një ngjarje e cila nga ndodhur në pikat më të vizitueshme të vendit, sot syri kaltër është i mbyllur, por edhe syri i kaltër është një nga ato gangrenat  e turizmit shqiptar edhe pse është mbase një nga stacionet më të bukura turistike të vendit, ka një mënyrë shumë të vjetër të menaxhimit dhe të trajtimit. Ministria ka përgatitur një projekt të ri që besoj me vitin buxhetor 2020 ne do të kemi mundësi që të bëjmë investim të plotë dhe një trajtim krejt tjetër të syrit të kaltër, që mos të jetë një vend ku vetëm bukuria e natyrës ekziston, por edhe një trajtim tjetër e cila dëshmon se jemi në një zonë më të frekuentuar po me trajtim krejt tjetër", u shpreh Klosi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flori: 05/10/2019 01:58

    O blendo tani qe sezoni mbaroi,,,,pervishju bregdetit nga velipoja ne ksamil,,,mos le gje ne kembe lokale,,pallate,,hotele te shemtuara hidhi ne toke,,,,nxirre bregdetin ne drite,,, dhe fillo ngritjen e hoteleve me 5 yje,,,me plan dhe hapsirat e nevojshme;,,konsultohu me edin per prishjet se edi rama e njeh mire kete sektor...bregdeti mban peshen kryesore te turizmit,,,prandaj puno ne bregdet,,siguro uje te pijshem,, dhe rregullo ujrat e zeza.....

    Përgjigju
  • Lui: 04/10/2019 15:44

    Skandaloze do ishte fjala e duhur per infrastukturen ne ate zone. Eshte turp per ne qe pretendojme te kapim nivelin e vendeve fqinje ne turizem dhe nuk hedhim 3-4 kamione asfalta ne ate zone..

    Përgjigju
  • KritikAbsolut: 04/10/2019 12:48

    Sic natyra u hakmorr ne 2001 me renien e nivelit te ujit ashtu po hakmerret sot me shkembinj ndaj abuzuesve qe lahen e shkelin pa kriter. Po ishalla keto gure u bien kokes instancave qe vetem te marrin leket e skane bere as1 investim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin

3 orë debate, PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë! Vokshi: Po pengojnë hetimin